Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale, ftohet zyrtari i Vetëvendosjes

Vazhdojnë ftesat nga dhomat e specializuara. Gjykata Speciale ka dërguar edhe një ftesë gjatë ditës së sotme.

Kësaj radhe është ftuar aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemaji. Këtë e ka konfirmuar vetë Xhemajli përmes një postimi në rrjetet sociale ‘Facebook’, transmeton Insajderi.

Ai e ka bërë të ditur se është ftuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza!”, ka shkruar Xhemajli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button