Turqi: 22 të vdekur dhe mbi një mijë të lënduar në tërmet (VIDEO)

Sipas informacioneve më të reja, 22 persona e humbën jetën, ndërsa 1.030 janë lënduar në tërmetin me fuqi prej 6,8 ballësh sipas Rihterit i cili e goditi qytetin lindor turk Elazig, njofton agjencia Anadolia.

Drejtoria për menaxhim me situata të jashtëzakonshme (AFAD) kumtoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar në vendin Sivrixhe, jo larg qytetit Elazig.

Tërmeti është ndjerë edhe në qytetet përreth Adana, Hataj dhe Osmanie, madje edhe në rajonin e pjesëve veriore të Sirisë dhe Irakut.

Od AFAD gjithashtu është konfirmuar se pas këtij tërmeti janë regjistruar edhe 60 dridhje të tjera me intensitet më të dobët, në mesin e të cilave më të fuqishmet me intensitet prej 4.0 ballësh sipas Riheterit.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, porositi se të gjitha institucionet kompetente dhe shërbimet janë duke i ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme pas dridhjes e cila dje i goditi pjesët lindore të Turqisë.

Erdogan në mesazhin në Tuiter theksoi se të gjitha institucionet resore turke po punojnë me qëllim që ta mbrojnë jetën e njerëzve dhe në minimizimin e humbjeve.

“Ministrat e Urbanizmit dhe Mjedisit Jetësor, të Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë janë në rajonin e goditur nga tërmeti. Dëshiroj të dihet se si president i shtetit me kujdes do ta ndjek situatën dhe punën në terren. Të gjitha institucionet, me AFAD dhe Gjysmëhënën e kuqe në krye, janë pranë popullit tonë”, porositi Erdogan dhe u bëri nderime viktimave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button