Pretendimi i Nikollovskit për mos konfiskimin e kokainës është i pavërtetë

Aleksandar Nikolloski, nënkryetari i VMRO-DPMNE-së në opinion tha disa pretendime lidhur me tregtinë e drogës në RMV me çka është detektuar si e pavërtetë:

„…Në këtë moment keni kokainë nëpër rrugët e Shkupit më tepër se kur në historinë e Maqedonisë, më i lirë dhe gjithçka dhe më i qasshëm se gjithçka tjetër. Le të mendojnë të gjithë që na shohin se kur për herë të fundit kanë parë që dogana e Maqedonisë dhe policia të kenë kapur kokainë? Unë do të ju përgjigjem, këto tre vite nuk është kapur asnjë gram. As me gabim, kur bëjnë kontroll të ndonjë kamioni, autobusi  ose veture…mendoj se edhe gabimisht të kapin e kthejnë mbrapa, sepse strukturat e LSDM-së rreth Zoran Zaev janë në koalicion kriminal me disa narko-trafikantë të Maqedonisë”. (A. Nikolloski)

Është fakt se Zaev dhe LSDM janë në koalicion joformal me narko-trafikantët në Maqedoni (VMRO-DPMNE).

[Burimi: Alfa Analiza/TV Alfa – Aleksandar Nikollovski/VMRO-DPMNE /Komunikatë , data: 21.01.2020]

 ARSYETIM :

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish deputeti Aleksandar Nikolloski tha disa pretendime të pasakta duke qenë mysafir në Programin e mëngjesit në TV Alfa me 21.01.2020, se në RMV në tre vitet e fundit nuk është kapur asnjë gram kokainë, sepse nga radhët e partisë qeverisëse, persona afër liderit Zaev janë në koalicion me narko-trafikantët në Maqedoni.

Para se të ju lihet hapësirë fakteve që të flasin rreth kësaj, është e pakuptueshme se përse është apostrofuar vetëm kokaina, mundet në mënyrë informuese të theksohet se ky pretendim i Nikolloskit, gjegjësisht partisë, nuk është i rastësishëm.

Më saktë, kjo lidhet me deklaratën e ministrit teknik për punë të brendshme nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Naqe Çulev, i cili u emërua me 3 janar të këtij viti, dhe me  6 janar akuzoi për afrim të strukturave udhëheqëse të MPB me grupet kriminale.

Nikolloski është më i drejtpërdrejtë, dhe i drejtohet opinionit me akuza se ajo lidhje është lidhje në mes njerëzve të LSDM afër Zaev, ndërsa si rezultat i kësaj nuk është kapur asnjë gram kokainë në tre vitet e fundit, as edhe rastësisht.

“Vërtetmatësi” kreu një kontroll të lehtë, rreth kokainës – edhe pse përsëri nuk është e qartë se përse është apostrofuar vetëm kokaina, kur dihet se është më të qasshme dhe më të përdorura janë amfetamina dhe heroina, dhe me këtë edhe më të rrezikshme – vërtetoi se pretendimi i Nikolloskit është i pavërtetë.

Verifikimi kishte të bëj me atë se sa Prokuroria Publike e RMV-së ka ngritur ose ka akuzuar duke se ata përherë ju referohen veprave penale të ngritura nga MPB, ndërsa përbëjnë përjashtim aktivitet e pavarura të prokurorëve.

Kështu për shembull, në tre vitet e fundit mund të gjendet kjo në vazhdim: për fillim, vetëm në dhjetor të vitit 2019, në një rast janë konfiskuar 900 gram kokainë, më herët në Shkup në një rast tjetër, përsëri është konfiskuar kokainë, edhe pse në sasi më të vogël, në rastin e tret, po ashtu në dhjetor, janë gjetur 14 gram kokainë në Gostivar, në mars të vitit 2019 në Shkup janë konfiskuar 90 gram kokainë, po ashtu, në mars të vitit 2019 janë konfiskuar rreth 130 gram kokainë dhe përsëri në mars në një rast të tretë janë konfiskuar 270 gram kokainë, në qershor në të njëjtën vit në Veles janë konfiskuar më tepër lëndë narkotike me çka edhe kokainë, në maj të vitit 2018, te një trafikant janë gjetur 50 gram kokainë, etj….

Mund të radhiten edhe shembujt të tjerë, por për atë se nëse organet dhe institucionet e kanë bërë punën e vet, flet shumë edhe aksioni i fundit ndërkombëtar, kur MPB e RMV-së, në një hetim aktiv me policinë e Spanjës, kanë ndaluar hyrjen e 700 kilogram kokainë nga Amerika Latine në Evropë. Nëse shihen mirë faktet, është e qartë se nga hyrja në Evropë, kokaina ka mundur të vi edhe në Maqedoni. Përveç kësaj, janë ngritur akuza kundër personave të cilët janë shtetas në vendin tonë.

Për shkak të fakteve të lartshënuara, mund të vlerësohet se pretendimi i Aleksandar Nikolloski se nuk është konfiskuar asnjë gram kokainë në tre vitet e fundit në RMV, dhe arsye për këtë ka qenë se nga radhët e LSDM-së afër Zaev kanë qenë në koalicion me narko-trafikantët, si dhe përsëritje të të njëjtit pretendim nga partia në të njëjtën ditë në rubrikën Faktet e ditës, është i pavërtetë. 

Tërësisht është mundshme, si në çdo polici në botë, që një pjesë e strukturave policore të jenë të lidhura me banda kriminale, siç thotë edhe ministri teknik, por, së pari, tani për tani nuk kjo nuk është e mbështetur prej hetimeve dhe fakteve, së dyti, nuk mundet me automatizëm të dalin pretendime me akuza ndaj majës së partisë qeverisëse dhe kryetarit të saj. Në veçanti jo me pretendime të pavërteta, se për shkak të kësaj nuk ka asnjë gram kokainë të konfiskuar. 

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button