Mançevski: Internet ultra të shpejtë për të gjithë qytetarët kudo që jetojnë

Përqindja më e lartë e prodhimit vendor bruto vjen nga sektori për informatikë dhe komunikim teknologjik, dhe për shkak të këtyre të dhënave duhet edhe më shumë të investojmë në digjitalizimin, tha ministri për shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski.

Sipas njoftimit të LSDM-së, Mançevski theksoi fitimet e digjitalizimin per të cilat tha se në mënyrë të dukshme përmirësojnë kualitetin e jetës se qytetarëve, ofron shërbime nga institucionet te qytetarët si dhe kontribuon në luftën kundër korrupsionit.

Ai vlerëson se digjitalizimi do të mundësoja që të gjitha dokumentet personale, qytetarët ti kenë në telefonin e tyre dhe më nuk do ketë nevojë për pritje të gjata para sporteleve.

“Është koha që letër njoftimi dhe libreza e shëndetësisë të shkojnë në histori”, tha Mançevski dhe shtoi se me teknologjinë e re do të arrihet identifikimi i tërësishëm nga celulari.

Mançevski gjithashtu paralajmëroi edhe zhvillimin e 300 shërbimeve të reja elektronik si dhe ndërtimin e rrjetit optik kombëtar. Qytetarët do të kenë shërbim me internet ultra të shpejtë kudo që jetojnë. “Smart platforma për të gjitha qytetet”, tha Mançevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button