19-vjeçari Haaland çmend tifozët me superformën, thyen rekord në Bundesligë

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, e ka shkruar historinë në Bundesligë, duke u bërë lojtari i parë në histori që i shënon pesë gola qysh në dy ndeshjet e tij të para në ligën elitare të futbollit në Gjermani.

Statistikat e yllit norvegjez janë mbresëlënëse pasi që ai i ka shënuar pesë golat e tij rekorde brenda vetëm 57 minutave lojë, duke bërë kështu që t’i ketë 7.9 gola për 90 minuta lojë për Dortmundin mesatarisht, transmeton Gazeta Express.

Ajo që u ka bërë tifozëve edhe më shumë përshtypje ka qenë fakti që Haalandi ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes përkundër që s’ishte titullar në asnjërën nga këto dy ndeshje të para.

Debutimi i tij erdhi në minutën e 54-të të ndeshjes kundër Augsburgut, ku ai e mori vëmendjen pasi që shënoi qysh me prekjen e parë të topit dhe pastaj arriti të shënojë het-trik.

Paraqitja e tij të dytë për gjigantin gjerman ishte vetëm pak më pak mbresëlënëse, pasi që ai i shënoi dy gola në fitoren 5:1 të skuadrës së Lucien Favres kundër Kolnit të premten, kur për Dortmundin shënuan edhe Raphael Guerreiro, Marco Reus dhe Jadon Sancho.

Edhe para se të transferohej në Gjermani, 19-vjeçari kishte marrë vëmendjen e klubeve më të mëdha të Evropës dhe tifozëve të futbollit për shkak të arritjeve dhe statistikave të tij të jashtëzakonshme në Austri.

Ai i kishte shënuar 16 gola në 14 ndeshje për Salzburgun, përderisa e kishte treguar talentin e tij edhe në Ligën e Kampionëve, duke i shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje, përderisa s’arriti të shënojë vetëm në ndeshjen e fundit kundër Liverpoolit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button