Tërmeti me magnitudë 6.8 në Turqi, 14 persona të vdekur dhe 300 të plagosur (VIDEO)

Lëkundje të forta tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter janë regjistruar në rajonin lindor të Turqisë mbrëmjen e sotme (24 janar), transmeton OraNews.

Nga raportimet e para, 100 ndërtesa janë shembur në Elazig dhe qytete të tjera ku kanë humbur jetën dhe 14 persona, 6 në Malatya dhe 8 në Elazig.

Gjithashtu raportohet për mbi 300 të plagosur. Ata janë dërguar në spital për mjekim ndërkohë që dy prej tyre janë në rrezik për jetën.

Edhe Presidenti Erdogan është shprehur se po e vëzhgon nga afër situatën.

Sipas EMSC lëkundjet janë regjistruar në thellësinë 10 km ndërkohë që sipas qendrës së katastrofave dhe emergjencave AFAD, epiqendra është në qarkun e Sivicre, në Elazig në kufi me Sirinë.

Mediat turke raportojnë se tërmeti zgjati përreth 40 sekonda. Ajo është pasuar nga dhjetëra pasgoditje që variojnë nga 2.7 deri në 5.4 gradë të shkallës Rihter.

AFAD gjithashtu njoftoi se në ndihmë të qytetarëve ndodhen 28 ekipe shpëtimi që po punojnë për nxjerrjen e qytetarëve nga rrënojat e ndërtesave të shëmbura.

Lëkundjet janë ndjerë dhe në pjesë të tjera të vendit si dhe në disa rajone të Sirisë, ku raportohet për disa banesa të dëmtuara.

Gjithashtu Libani deklaron se lëkundjet u ndjenë dhe në Beirut dhe Tripoli.

Turqia është prekur nga tërmeti edhe gjatë ditës së mërkurë (22 Janar) në provincën perëndimore të Manisa ku u regjistrua magnituda 5.4 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button