Interi finalizoi transferimin e Eriksenit

Mesfushori danez Christian Eriksen, përfundimisht, do të jetë pjesë e Interit.

Mediumet italiane kanë raportuar të premten se Interi tashmë ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për transferimin e Eriksenit, që do të zyrtarizohet ditëve në vijim, transmeton Koha Ditore.

Mësohet se marrëveshja është finalizuar mes të gjitha palëve dhe Erikseni, gjatë kësaj jave, do të fluturojë në Milano për testet mjekësore dhe firmosjen e kontratës.

Për kartonin e Eriksenit, Interi është pajtuar të paguajë 20 milionë euro dëmshpërblim, derisa mesfushori pritet të firmosë kontratë deri në verën e vitit 2024 me pagë vjetore dhjetë milionë euro.

Eriksen, 27-vjeçar, këtë edicion ka shënuar tri gola e ka bërë tri asistime në 28 ndeshje, në të gjitha garat. Tottenhami iu bashkua në vitin 2013 nga Ajaxi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button