Kjo është kërkesa e çuditshme për teknikun e telefonave

Përditshmëria të detyron të përballesh me situata nga më të çuditshmet.

Një ngjarje e rrallë ishte edhe kjo për këtë teknik telefonash, i cili  mori pagesë ekstra vetëm për të mos e rregulluar aparatin celular. 28-vjeçari, Oli Pickles pohon se një zotëri dërgoi në dyqanin e tij një aparat celular me ekran të thyer, transmeton OraNews.

Celulari i takonte gruas së tij dhe bashkë me të i dha teknikut 40 paund, si dhe një shënim brenda aparatit. Më letër shkruhej që të mos merrej fare për ta rregulluar, por të telefononte gruan e tij dhe t’i zbulonte se nuk mund ta rregullonte.

“Vëlla, mbaji paratë dhe telefonin. Thjesht telefonini gruan time dhe thuaji asaj se nuk mund ta rregullosh atë,” shkruhej në letër.

E në fakt, Pickles e përmbushi kërkesën e burrit, me gruan e këtij të fundit që e falënderoi, duke i dhënë leje që ta hedh në koshin e plehrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button