Serbët protestojnë në Mitrovicë

Një grup serbësh kanë bllokuar rrugën në Lagje të boshnjakëve në Mitrovicë, përpara njësisë së zjarrfikësve, kanë njoftuar burime te gazetës Koha. Sipas këtyre burimeve, serbët kanë protestuar kundër arrestimit të Slavoljub Joviqit nga Xhandarmëria e Serbisë si dhe ndaj të ndaluarave nga ane e EULEX-it në veri të Kosovës.

Pas bllokimit rreth gjysmë orë të rrugës kryesore në Lagjen e boshnjakëve grupi i serbëve me makina është nisur në drejtim të pikëkalimit kufitare G 1 në Jarinje. Atje, të prirë nga kreu i KNS për veriun e Kosovës, Milan Ivanoviq, do të protestojnë kundër arrestimit të Slavolub Joviqit – Pagi si dhe kundër zbatimit të marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit.

Bllokimin e rrugës në lagje të boshnjakëve dhe shkuarjen e një grupi për në Jarinë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button