Rama: Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin

Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mbahet një konferencë e përbashkët për media, me Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel dhe kryeministrit të vendit, Edi Rama, transmeton TopChannel.

Në fjalën e tij, kryeministri i vendit shpreh falënderimet më të sinqerta për presidentin e KE, për ndihmën pas tërmetit të 26-nëntorit dhe për angazhimin e tij në konferencën e donatorëve.

“Një mik i vërtetë i Shqipërisë dhe i interesuar në mënyrë të posaçme për rajonin tonë.

Unë e falënderoj presidentin e KE, për ndihmën pas 26 nëntorit si dhe për angazhimin e tij për konferencën e donatorëve më 17 shkurt që ajo të jetë e suksesshme”, shprehet kryeministri.

“Europa është pranë dhe nuk do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtimin.

Kemi folur dhe për integrimin për ato çfarë kemi arritur dhe çfarë duhet bërë si për diskutimin e brendshëm në BE, për metodologjinë e re të zgjerimit. Më vjen mirë që ai ka shprehur vullnetin për të qenë i angazhuar për rajonin në integrimin e mëtejshëm”, thotë kryeministri më tej në fjalën e tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button