Maturantët do të marrin pjesë aktive në gjelbërimin e parqeve të shkollave të mesme

Petre Shilegov, kryetari i Qytetit të Shkupit së bashku me zv.ministrin për Mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Jani Makraduli promovuan hapësirat e reja të gjelbëruara në oborrin e shkollës së mesme “Nikolla Karev”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë shkollë është rregulluar gjithë sipërfaqja e oborrit që përfshin 6,900 metra katror, duke marrë parasysh se është vendosu edhe sistemi për ujitje automatike me ujë nga bunari.

Ky projekt është pjesë e Planit për ajër të pastër, në kuadër të Ministrisë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor.

Ky projekt planifikon që çdo gjeneratë e nxënësve të kontribuonin në krijimin e parkut të gjeneratës, maturantët çdo vjet do të mbjellin bimë të reja.

Qëllimi I projektit është që në oborret e shkollave të kemi parqe që vazhdimisht do të modernizohen.

“Qyteti i Shkupit ka aplikuar në thirrjen publike të Qeverisë për realizimin e këtij programit me projekte për gjelbërimin e shkollave të mesme në Shkup, dhe ka fituar mjete në vlerë rreth 2.8 milionë denarë, me të cilat do t’i rregullon oborret e tri shkollave të mesme”, deklaroi Shilegov.

Me këto fonde, përveç parkut të shkollës “Nikolla Karev”, do të rregullohet edhe ajo në “Korçagin” dhe “Dimitar Vllahov”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button