6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Trishtimi në këto ditë të ftohta dimri me temperatura të ulëta është sigurisht një nga ato gjendjet e përditshme, thuajse të pashmangshme, transmeton Revista Class.

Por, ne mund ta mposhtim lehtësisht këtë situatë duke sjellë përbërësit e duhur në tryezë që e luftojnë mërzitjen. Natyrisht, lista është e gjatë, por ne jemi fokusuar tek ata që janë fantastik për qiellzën tonë…Fillojmë!

Çokollatë

Është gjithmonë e mirë për shëndetin dhe sidomos për gjendjen tonë. Falë magnezit dhe triptofanit, këto elementë e bëjnë çokollatën ushqimin e lumturisë. E pasur me antioksidantë, ajo na ndihmon të ndryshojmë gjendjen tonë për mirë.

Orizi i zi

Është i pasur me flavonoide që mund të mbrojnë atë pjesë të trurit të njeriut që kujdeset për rregullimin e humorit tonë çdo ditë. Orizi i zi është gjithashtu i pasur me vitamina B dhe minerale të rëndësishme si magnezi dhe kaliumi.

Peshku blu

Është i pasur me Omega 3, që ndihmon sistemin nervor. Dhe është gjithashtu i pasur me vitamina B12, të cilat ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës, hormonit të famshëm të lumturisë.  Për këtë duhet ta konsumojmë më shumë çdo ditë.

Vezë

Të pasura me jod dhe zink, ato ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë. Ato gjithashtu përmbajnë triptofan, i cili ndihmon për të rivendosur gjendjen tonë të mirë çdo ditë.

Karbohidratet

Ngrënia e karbohidrateve në sasitë e duhura është absolutisht e mirë. Nuk është e vërtetë që makaronat ju shëndoshin. Karbohidratet janë të pasura me triptofan që përmirëson gjendjen shpirtërore.

Shafrani

Dhe pse të mos hani më shumë shafran? Është një zgjedhje e mirë sepse ndihmon që dopamina dhe serotonina të na japin një humor të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button