Inter kryen shitjen e parë, largoi sulmuesin e stolit

Premier League angleze nuk është vetëm një kampionat hyrjesh për Interin, transmeton OraNews.

Elita e futbollit britanik është streha e re për mesfushorin austriak, Valentino Lazaro. 23-vjeçari i marrë nga Hertha Berlin në merkaton e verës 2019 ka rënë dakord për të kaluar te Newcastle.

“Qymyrxhinjtë” kanë marrë shërbimet e Lazaro me formulën e huazimit me të drejtë blerje në fund të sezonit. Shifrat nuk bëhen ende publike.

Ai do të veshë fanellën me numër 23 te bardhezinjtë dhe është blerja e dytë e klubit në afatin kalimtar të janarit, pas ndërkombëtarit të Algjerisë, Nabil Bentaleb, i cili u bashkua me Newcastle nga Schalke 04 për pjesën tjetër të sezonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button