Ja lulja që përfaqëson muajin tuaj të lindjes

Nëse është e vërtetë që çdo grua është një lule, për t’u kultivuar, mbrojtur dhe admiruar, është gjithashtu e vërtetë që secila prej nesh ka një lule që e përfaqëson atë, transmeton KlanKosova.

Si ta kuptoni tuajën? Përmes muajit të lindjes.

JANARI: ORKIDEA

Gratë e lindura në janar do të kenë lulen e tyre orkidenë. Ky ekzemplar i shkëlqyeshëm shpreh harmoninë dhe bukurinë, origjina e saj shkon pas në kohë, në mitin e Orchidesë, një figurë androgjene, plot sharm dhe bukuri.

SKURTI: KARAFILI

Gratë e lindura në shkurt e gjejnë përkatësinë e tyre në bukurinë e karafilit. Shpesh e identifikuar si lulja e dashurisë, karafili është një simbol i ndjenjave të forta, energjisë dhe emocioneve autentike.

MARSI: MIMOZA

Forca dhe feminiteti janë dy kuptimet universale që i atribuohen mimozës. Nuk është rastësi që këto lule u zgjodhën simbole të Ditës së Gruas dhe u përkasin të gjithë të lindurave në Mars.

PRILLI: LUKEBORE

Luleborja është lulja që u përket atyre që kanë lindur në prill dhe është plot me kuptime pozitive, që ndryshojnë sipas ngjyrës së tyre. Ngjyra blu tregon një pasion të djegur dhe të thellë, ato rozë origjinalitetin dhe devocionin dhe të bardhat i referohen sinqeritetit.

MAJ: BOZHURE

Bozhurja është një lule e mrekullueshme, unike dhe tërheqëse që lulëzon vetëm një herë në vit. Domethënia e saj është ajo e bukurisë së drojtur, e mbyllur së pari në vetvete dhe më pas hapja për të gjithë botën. Bozhurja është lule e shkëlqyer e grave të lindura në maj

QERSHOR: MARGARITA

Ata që kanë lindur në qershor e gjejnë veten tek margarita, lule të shkëlqyera që tregojnë zemër të lehtë, shkëlqim dhe humor të mirë. Ajo gjithashtu përfaqëson pastërtinë dhe naivitetin tipik të fëmijëve.

KORRIK: LULEKUQJA

Një lule elegante, e përulur dhe e thjeshtë: lulekuqja që përfaqëson gratë e lindura në korrik, tregon shpirtra të fortë dhe rezistentë. Në fakt, kjo lule mund të rritet kudo, edhe në vendet më pak fisnike, duke ruajtur pamjen e saj të bukur.

GUSHT: LULEDIELLI

Gëzim, hare dhe gjallëri: luledielli përfaqëson me gjithë bukurinë e saj, gratë e lindura në gusht. Kjo lule, e cila kujton ngjyrën e diellit, sugjeron rrezet e diellit dhe një humor të mirë.

SHTATOR: TRENDAFILI

Trëndafili është një lule me shumë kuptime. Bëhtet fjalë për mbretëreshën e kopshteve dhe lulen më të dashur nga gratë. Ajo përfaqëson dashurinë në të gjitha format e saj dhe është lulja e lindur në shtator.

TETOR: ZAMBAKU

E pastër, elegante dhe e rafinuar, zambaku është lulja e grave që lindin në tetor. Sugjeron origjinalitetin dhe fisnikërinë dhe shpesh përdoret për ngjarje të veçanta dhe të rëndësishme.

NENTOR: KRIZANTEMA

Përkundër besimit popullor, krizantemat janë lule që konsiderohen se janë bartëse të së mirës, gëzimit dhe prosperitetit, edhe pse shpesh shoqërohen me kontekste më të trishtueshme. Emri në greqisht është Krizantemë që do të thotë “lule e artë”, shkruan meb. Ekzistojnë me qindra lloje. Në Lindje ato përdoren për dasma, festa, ditëlindje. Në fakt ato janë vërtet të bukura: janë lule të grave të lindura në nëntor.

DHJETOR: LULJA E KRISHTLINDJES

Ylli i Krishtlindjes është lulja që përfaqëson ato gra që kanë lindur në dhjetor. Ky ekzemplar i bukur simbolizon rilindjen dhe jetën me bollëk dhe prosperitet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button