I ftohti ia mbërriti, ja si ta mbroni lëkurën

Në prag të mbërritjes të të ftohtit duhet të marrim të gjitha masat për të mbrojtur lëkurën tonë. Me rënien e temperaturave fytyra jonë synon të irritohet dhe shpesh plasaritet prej të ftohtit.
 
Ftohja e motit zvogëlon funksionimin e lëkurës e cila dehidratohet dhe sulmohet nga faktorët e jashtëm, por ajo duhet mbrojtur nga i ftohti.
 
Nëse duam të zvogëlojmë dëmet e të ftohtit në lëkurë, është thelbësore të paktën dy herë në ditë, përdorimi i një kremi hidratues, me vitamina dhe filtra UV.
 
Nëse lëkura është shumë delikate, krahas kremit hidratues duhet shtuar niveli mbrojtës me fondatinë e cila luan edhe një rol mbrojtës ndaj lëkurës krahas asaj estetike.
 
Kini parasysh kryesisht buzët, pasi ato plasariten dhe mbrojtja kryesore do ishte përmes kakaos dhe vitaminës E, krahas zbutësit i cili nuk duhet të mungojë asnjëherë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button