Video e frikshme nga qyteti kinez i Wuhanit, njerëzit vdesin rrugëve

Mediat kanë tregua se në qytetin kinez të Wuhan situata është dramatike.

Në rrugët e qytetit të kthyer në qytet fantazmë njerëzit po vdesin rrugëve. Ata janë punonjës të shëndetësisë, qytetarë të thjeshtë. Ndërkohë spitalet janë plot dhe në qytet po ndërtohet një spital i ri për t’u kujdesur për të sëmurët.

MailOnline nuk ka qenë në gjendje të verifikojë videot, të cilat po qarkullojnë gjerësisht në mediat sociale.

Nuk është e qartë se ku apo kur saktësisht janë marrë pjesa më e madhe e pamjeve, megjithëse të gjitha duket se vijnë nga Kina, transmeton Top Channel.

Ndërsa sëmundja është e kufizuar kryesisht në Kinë, raste të izoluara janë raportuar në Vietnam, Korenë e Jugut, Tajlandë, Tajvan, Singapor, Hong Kong, Makau dhe Japoni.

Një rast është konfirmuar gjithashtu në shtetin amerikan të Uashingtonit, ndërsa njerëz të shumtë në Mbretërinë e Bashkuar dyshohet gjithashtu se kanë virus.

Të gjitha vdekjet deri më tani kanë ndodhur në Kinë.

Wuhan, një qytet me rreth 11 milion njerëz, është vendosur në mbyllje totale, me rrugë të bllokuara, trenat janë ndalur dhe aeroportet e mbyllura në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button