Bullgari: Liberalizimi i transportit hekurudhor solli përfitime edhe për kompanitë edhe për qytetarët

Sektori hekurudhor në Bullgari tashmë disa vjet funksionon me treg të liberalizuar. Në vend të vetëm një transportuesi hekurudhor si Maqedonia, fqinji ynë lindor në vitin 2018 kishte madje 15 transportues të licencuar. Në transportin e pasagjerëve  funksionon vetëm “Hekurudhat shtetërore bullgare (HShB)- transporti i pasagjerëve”, ndërsa më shumë se gjysma e transportit të mallrave e realizojnë kompani private hekurudhore, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Profesori bullgar SimeonAnaniev, i cili është edhe kryetari i Shoqatës së transportuesve hekurudhorë të Bullgarisë, për “Meta.mk” tha se liberalizimi në sektorin hekurudhor kishte një ndikim pozitiv në zhvillimin e ekonomisë. Kompanitë në vend vetë mund të zgjedhin se cilin operator hekurudhor do ta përdorin për transport të mallrave.

Operatori shtetëror i transportit të mallrave në Bullgari ka lokomotiva dhe vagonë ​​të vjetër mbi 30 vjeç. Në anën tjetër, transportuesit hekurudhorë konkurrues (“PIMK”, “Bulmarket”, “DB Shenker” dhe të tjerët) tashmë kanë blerë lokomotiva të reja dhe vagonë modernë për transport lloje të ndryshme të ngarkesave.

“Nëse HShB- transporti i mallrave” ndalon së punuari, biznesi nuk do ta ndiejë atë”, thotë profesori Ananiev.

Operatori shtetëror hekurudhor në vitin 2018 arriti të mbledhë vetëm 49.41% të të ardhurave në transportin hekurudhor të mallrave në Bullgari. Pjesa më e madhe e të ardhurave nga taksat e infrastrukturës së kompanisë bullgare të mirëmbajtjes së infrastrukturës hekurudhore vjen nga trafiku hekurudhor i pasagjerëve. Përkundër kësaj, operatori gjerman hekurudhor me buxhet të ulët “Flikrstein” njoftoi vitin e kaluar se do të garonte me HShB në trafikun hekurudhor të pasagjerëve në Bullgari nëse shteti iu jep një pjesë të subvencioneve për mirëmbajtjen e linjave të vendit.

Falë liberalizimit të tregut hekurudhor, Bullgaria ka arritur të stabilizojë rënien e vazhdueshme të trenave të mallrave ndër vite. Në të kundërt, hekurudha shtetërore ka humbur rreth 12 milion pasagjerë në transportin e pasagjerëve brenda vetëm një dekade, dhe ky numër vazhdon të zvogëlohet.

Profesori Simeon Ananiev thekson se interesi për transport hekurudhor në Bullgari përgjithësisht bie, ndërsa shpëtimin nga ky trend negativ ai e sheh vetëm në reforma, ekspertizë dhe vullnetin politik. Ai shton se kompanitë hekurudhore nuk duhet të ndahen në kompani private dhe shtetërore, pasi pikërisht në Bullgari kompanitë hekurudhore shtetërore “Dojçe Ban” nga Gjermania dhe “Rejll kargo” nga Austri kanë marrë licenca për transport të mallrave. Për dallim nga hekurudhat ballkanike, këto kompani nuk drejtohen nda partizanë politikë.

“Shefat e hekurudhave shtetërore në vendet tona janë si të gjithë shefat e caktuar politikisht pa konkurset për menaxherë si në Evropë, por ata emërohen me lidhje partiake- farefisnore pa njohuri dhe aftësi”, thekson profesori Ananiev.

Lidhur me situatën në Maqedoni, eksperti bullgar në fushën e  transportit thotë se shteti nuk duhet të presë pranimin në Bashkimin Evropian për të zbatuar masat e liberalizimit në sektorin hekurudhor. Nevojitet punë e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, sepse do të jetë tepër vonë nëse shteti pret anëtarësimin në BE për këtë hap.

“Ne filluam ndryshimet me miratimin e Ligjit për transport hekurudhor në 2001, i cili de-fakto e ristrukturoi sektorin hekurudhor në përputhje me rregullat e BE-së”, tha Ananiev.

Ministria e transportit dhe lidhjeve e Maqedonisë deri në mes të vitit 2020 do ta presë analizën e konsulenti për ristrukturimin e Hekurudhave të RMV – Transporti, dokument hartimi i të cilët tashmë është i vonuar. Në të njëjtën kohë, pozicioni zyrtar i shtetit për momentin është që liberalizimi i transportit hekurudhor do të lejohej kur Maqedonia të bëhet shtet anëtar i BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button