RMV, nevojitet marrëveshje e re psikologjike mes punëdhënësve dhe punëtorëve

Është e nevojshme që të zhvillohet marrëveshje e re psikologjike mes punëdhënësit dhe punëtorëve që të përputhen pritjet e të dyja palëve. Kjo është e rëndësishme për mbajtjen e baraspeshës sociale, theksoi profesoresha Mileva Gjurovska, koordinatori Nacional i Konventës Nacionale për BE në Maqedoninë e Veriut (NKBE-MK) dhe kryetarja e lëvizjes evropiane në RMV, në sesionin e parë të grupit punues 2 i obliguar për Kapitullin 19, e cila është mbajtur dje në Klubin e Deputetëve në Shkup, njofton Portalb.mk.

Gjurovska tha se Kapitulli 19 është tejet kompleks dhe se ajo praktikisht është themeli fillestar me të cilin fillohet të ndërtohet sistemi i ri social evropian.

“Dëshirojmë që ta shohim gjendjen e tregut të punës. E nevojshme është që në politikë të zhvillohet marrëveshje e re psikologjike për pritjet e punëtorit dhe punëdhënësit. Ajo marrëveshje psikologjike është e rëndësishme për mbajtjen e baraspeshës sociale”, tha Gjurovska.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska ka folur për masat qeveritare në fushën e tregut të punës dhe për politikat e punësimit. Pastaj tha se sipas të dhënave statistikore deri në nëntor të vitit 2019-të, papunësia në RMV është 17,1%.

Trençevska tha se specifikat e tregut të punës shumë shpejtë ndërrohen, ndërkaq inovacionet e reja teknologjike hapin edhe vende të reja të punës, për të cilat duhen edhe shkathtësi pune.

“Shkathtësitë nuk janë tërësisht të harmonizuara me tregun e punës dhe kjo është një prej qëllimeve të programit qeveritar”, tha Trençevska.

Në Maqedoninë e Veriut 80% e punësimeve janë plotësim të vendeve të zbrazëta, dhe nuk janë hapur vende të reja, theksoi Risto Ivanov, kryetar i “Kreacija”, shoqatë për biznese dhe konsultime. Ivanov theksoi se Agjencia për Punësim duhet që të orientohet drejt masave dhe shërbimeve për plotësimin e vendeve të lira, dhe jo vetëm t’u ofrojë persona të papuna punëdhënësve.

Ai informoi se në BE, qëllimi është që 75% e popullatës prej 20 deri në 64 vjeç të jetë e punësuar, ndërkaq 10% të jetë lëshimi i arsimit.

Vetëm 17% e të rinjve në moshë prej 15 dhe 29 vjet janë të punësuar në RMV, theksoi profesoresha Nikica MojsovskaBllazhevski, drejtoreshë ekzekutive në Maqedonia 2025. Si problem të veçantë ajo e theksoi se të rinjtë nuk janë shfrytëzuar dhe se rreth 80.000 prej tyre praktikisht janë jashtë sistemit.

“Për shkak të papunësisë shumë të diplomuar punojnë çfarëdo pune. Në pozicion jo përkatës punojnë 37%”, shtoi MojsovskaBllazheski.

Ajo propozoi që të mendohet sistem i mirë i praktikës obliguese në sistemin arsimor dhe kërkon që të formohet fond i cili do të kofinancohen trajnimet në kompani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button