RMV, ende ka gjasa që të miratohet ndalesa e importit të mbeturinave

U paralajmëruan në rend dite, ndërkaq më pas janë tejkaluar, propozim-ndryshimet e Ligjit për menaxhim me mbeturinat të propozuar nga partia RDM, për ndalim të importit të mbeturinave si burim energjie të mërkurën nuk u shqyrtuan në seancë plenare, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Në dy komisionet kuvendore propozimi ka kaluar pa vërejtje, por nuk ka ardhur në rend dite, kryetari e ka kërcyer dhe na është thënë se arsyeja është që në koordinimin mes grupeve parlamentare nuk është arritur për atë”, tha Maja Moraçanin, kryetare e RDM-së, e cila bashkë me kolegen e saj, Liljana Popovska, janë propozues të ndryshimit të Ligjit për menaxhim me mbeturina.

Ndalimi për import të mbeturinave si burim energjie, ishte gjithashtu edhe njëra prej kërkesave të organizatave civile në protestat për ajër të pastër të “Frontit të Gjelbër”.

Jovan Mitrevskit, koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, thotë se partia e tij nuk i kundërshton këto ndryshime.

“Ishim që ajo të rregullohet në këtë fushë dhe vullnetin politik e treguam edhe me atë që propozimin e kolegeve nga RDM e vendosën në rend dite, por na është theksuar se është e mundur, nëse nuk pranohen ndryshimet e propozuar ashtu siç tani janë dhënë, të krijohen probleme në shtet për shkak të obligimeve të pranuara të shtetit në fushën e tregtisë ndërkombëtare, ku sundon parimi i reciprocitetit”, thotë Mitrevski.

Ai rikujton se si nënshkrues të dokumenteve ndërkombëtare, Maqedonia ka pranuar obligim edhe për importin e mbeturinave në bazë të marrëveshjes fillestare për stabilizim asocim të vitit 2001, Direktivës kornizë për mbeturina të BE-së prej 2008/198/EC, Direktivës për deponi të BE-së 1999/31, Rregullativës për dërgesa të mbeturinave në të cilën zbatohet Konventa e Bazelit për kontrollim të transportimit tejkufitar të mbeturinave ruajtjes së tyre

“Kemi kërkuar nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit Jetësor që të shqyrtohet se çfarë pengesa do mund të dalin duke e pasur parasysh se Maqedonia eksporton mbeturina, i kemi pasur rastet për eksport të mbeturinave nga Ohis dhe eksport të plastikës dhe pajisjeve elektrike. Sapo t’i marrin informatat e nevojshme, këtë pikë do ta vendosim në rend dite”, shtoi Mitrevski.

Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së janë të qëndrimit se kanë dhënë mbështetje për ndryshimet, por vlerësojnë se mosmiratimi i këtyre ndryshimeve ligjore, tregon se pushteti nuk është e interesuar sinqerisht që të përballet me problemet e ndotjes.

“LSDM përpara tre viteve erdhi në pushtet me premtime se do ta përmirësojë ekologjinë, por e pamë se tjera tema janë më të rëndësishme se mbrojtja e mjedisit jetësor”, tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Nga LSDM thonë se ka gjasa që këto ndryshime ligjore të miratohen përpara se të shpërndahet Kuvendi, nëse informatat e kërkuara tregojnë se nuk ka përplasje të këtij propozim-ligjit me obligimet ndërkombëtare të shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button