Një person nga Gostivari ka denoncuar mashtrim pasi ka dhënë para për punësimin e të dashurës së tij

Një banor i Gostivarit ka denoncuar në polici se është mashtruar prej një femre të cilës i ka dhënë para t’i ndihmojë për një punësim në një institucion shtetëror.

Sipas SPB Tetovë J.M (23) nga Gostivari mbrëmë ka denoncuar se para pak kohe është mashtruar prej një femre nga Shkupi. Personi nga Gostivari përmes rrjetit social Fejsbuk, paraprakisht është njoftuar ka kontaktuar, ndërsa ajo i ka premtuar se do t’i ndihmojë për punësimin e të dashurës së tij. Për këtë shërbim i ka kërkuar të paguaj mijëra euro.

Ai sipas denoncimit, është dakorduar dhe në Gostivar i ka paguar një prej kësteve të dakorduara. Më vonë, shkupjania nuk është paraqitur në takimin e dakorduar në Shkup dhe nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike, pas çka ka kuptuar se është mashtruar.

Ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button