Fondi për Inovacione e publikoi sfidën e tretë për hulumtuesit e rinj

Shkollat fillore dhe të mesme prej sot  deri më 16 mars, do të kenë mundësi të konkurrojnë në “Sfidën për hulumtues të rinj” e cila publikohet për herë të tretë nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZhT), njofton Portalb.mk.

Projektet që do të pranohen janë nga fusha e shkencave natyrore dhe teknike të cilat do të realizoheshin maksimum gjashtë muaj. Buxhet i përgjithshëm për sfidën vjetore është ndarë 6 milionë denarë ose prej 100.000 deri në 300.000 denarë për çdo projekt që do të përkrahet.

Për mësuesit – mentor të cilët do t’i udhëheqin ekipet janë të parashikuara nga 30.000 denarë, ndërkaq për nxënësit certifikata.

Kyçe gjatë zgjedhjes së projektit do të jetë ideja origjinale, kualiteti i projektit dhe zbatueshmëria e të njëjtit.

Me dy sfidat e deritanishme për hulumtues të rinj, Fondi për Inovacione ka përkrahur gjithsej 54 shkolla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button