5 gabime që i bëjmë të gjithë kur duam të dobësohemi!

Të gjithë jemi të bindur për diçka: dietat nuk funksionojnë njësoj, tek të gjithë trupat! Dobësimi shpesh nuk është thjesht e vetëm një çështje vullneti, ka shumë faktorë që ndikojnë në rezultatet e dëshiruara! Humbja e kilogramëve të tepërt është sfiduese, aq sa ju detyron juve të dilni nga vetja për të mbërritur në format ideale trupore, por kujdes, shkruan Class. Mund të jenë disa gabime fare të thjeshta, në dukje të parëndësishme që ju ndikojnë direkt në pamundësinë e rënies në peshë.

Ne mendojmë që ja vlen që t’i rendisim të pestë këto gabime që ne të gjithë bëjmë sa herë që ndjekim një dietë të caktuar, apo kur duam të dobësohemi me metoda të tjera dhe e shohim që gjithçka është një “mission impossible”! Vëmendje të gjithë!

.

1. Në pritje të humbjes së peshës ju nuk bëni asgjë

Sipas një studimi të kohëve të fundit, ju mund të humbisni pesë deri në dhjetë përqind të peshës suaj me çdo lloj diete, por kjo peshë kthehet, shpjegon Traci Mann, autor dhe profesor i asociuar i UCLA të psikologjisë. Arsyeja numër një është se 90% e njerëzve dështojnë në dietat e tyre, sepse presin që kjo fitore e shpejtë të shndërrohet në humbje peshe afatgjatë. E vërteta është se nuk ka rregullime të shpejta kur bëhet fjalë për humbjen e peshës dhe mbajtjen e saj.

.

2. Mungesa e aktivitetit fizik

I njëjti studim i kryer nga UCLA zbuloi gjithashtu se ata që donin të dobësoheshin nuk bënin asnjë lloj aktivititeti fizik, si ushtrimet në palestër apo ecja në natyrë, asgjë! Dhe kjo është e gabuar!

3. Kufizimi i të gjitha ushqimeve “të këqija”

Ndërsa është një ide e mirë për të filluar konsumimin e brokolit, kjo nuk do të thotë që ju duhet të ndaloni së ngrëni çokollatën e zezë. Pasi të filloni dietën tuaj, do të ndjeni shpejt rënien nga pesha, dhe kjo ndodh për shkak se metabolizmi juaj fillon të ngadalësohet pasi keni humbur peshë. Trupi juaj do të shkojë në atë fazë që njihet si “gjendje urie”. Në mënyrë ideale, ju nuk dëshironi të kufizoni shumë trupin tuaj, por zgjidhni të ulni marrjen e kalorive, kështu që është një humbje graduale e peshës.

.

4. Mos kontrollimi i madhësisë së porcioneve

Gjatë 30 viteve të fundit, madhësia e porcionit është rritur. Ndërsa ajo që ju jeni duke ngrënë është e shëndetshme, sasia që ju mund të hani mund të zhvendos kalorinë në konsum shumë më të lartë se sa keni kuptuar. Provoni të përdorni një aplikacion si MyFitnessPal për të mbajtur nën kontrroll sasinë e gjithçka hani.

.

5. Të besosh se një dietë i përshtatet të gjithëve

Nuk ka asnjë mënyrë që i përshtatet të gjithëve, kjo është arsyeja pse ne kemi përpiluar një listë të dietave që funksionojnë dhe kujt i përshtaten. Vazhdoni të bëni kërkime për dietat më të mira për të humbur peshë dhe për të gjetur atë që është e duhura për ju.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button