8 deputetët e VMRO-DPMNE kërkojnë ta shohin propozim-ligjin për Prokurori

8 deputetët e përjashtuar të VMRO-DPMNE për shkak se e kanë votuar Marrëveshjen e Prespës, sot nëpërmjet kumtesës reaguan se për ligjin për Prokurori Publik në kontekst të ndryshëm janë keqpërdorur. Sipas tyre, është joserioze që për një vit disa njerëz, dhe jo Kuvendi nëpërmjet deputetëve të bisedojë prapa dyerve të mbyllura. Ata kërkojnë që procesi të jetë gjithëpërfshirës, njofton Portalb.mk.

Ministria e Drejtësisë, që sot duhet që ta dorëzojë propozim-ligjin në shqyrtim te të gjitha subjektet politike, atje ku e ka vendin, dhe jo në shtabe politike”, theksojnë deputetët.

Ata kërkojnë edhe diskutim publik për ligjin, në të cilin do të kyçen edhe ekspertët dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, ndërkaq vërejtjet e tyre më pas do futen në ligj.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, paraprakisht theksoi se do të tentojë të sigurojë shumicë prej dy të tretave, duke pasur shpresë te tetë deputetët e përjashtuar nga VMRO-DPMNE.

Dje Mickoski në konferencë për shtyp tha se është i gatshëm për bisedime, por nuk do të bëjë kompromis për Ligjin për Prokurori Publike, të cilin e vlerësoi si propozim me të cilin duhet që të amnistohet krimi i pushtetit aktual.

Zaev reagoi ndaj deklaratës së Mickoskit, duke thënë se ligji është në koordinim me SHBA-në dhe BE-në. Grupet punuese të të partive, sot do të realizojnë takim të ri në Kuvend, në të cilin do të ftohen të gjitha grupet e deputetëve.

Ndryshe, erokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varhejli, gjatë vizitës në Shkup apeloi që sa më shpejtë të afrohen qëndrimet për Ligjin për Prokurori Publike dhe porositi se duhet që t’i jepet prioritet atij ligji.

Siç tha Varhejli, nëse partitë arrijnë pajtueshmëri, sipas tij, ajo do të jetë sinjal i mirë deri te vendet-anëtare për gatishmërinë e shtetit për të plotësuar atë që kërkohet prej saj.

Ligjin për prokurori publike, me të cilin do të zgjidhet edhe problemi pas ndërprerjes së mandatit të Prokurorisë Speciale Publike, si prioritet e ka përmendur edhe ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button