Lëvizja Besa kërkon ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë procedurave kundërvajtës ndaj aktivistëve të tyre

Partia “Lëvizja Besa” është ankuar sot sërish se policia është duke bërë presion ndaj aktivistëve të tyre me dërgimin e kërkesave, siç i quajtën, skandaloze për inicim të procedurave kundërvajtëse, njofton Portalb.mk.

“Edhe më tej vazhdon “gjahu” dhe presioni i policisë së shtetit, ndaj aktivistëve të Lëvizjes BESA, ashtu sikurse muaj më parë, kur aktivistë të forumit rinor të BESËS, ishin target i arrestimeve dhe ftesave nëpër stacionet policore, tani gjatë këtyre ditëve edhe me dërgimin e kërkesave skandaloze për inicim të procedurave kundërvajtëse nga ana e policisë ndaj 3 aktivistëve të Lëvizjes BESA, të cilët në asnjë rast nuk kanë kryer shkelje ligjore, shkelje të rendit apo qetësisë publike, në aksionet e zhvilluara muaj më parë, pranë kufirit të vendit dhe pikë pagesave, vetëm pse të njëjtit u shprehën mirëseardhje mërgimtarëve shqiptarë me plis dhe me një gotë ujë.” thuhet në kumtesë.

Foto nga Forumi Rinor i partisë “Lëvizja Besa”

Sipas kësaj partie, forumi Rinor i Lëvizjes BESA, nëpërmjet aktiviteteve guerile, ka dëshmuar siç thonë, se është edhe simbol i rezistencës së rinisë shqiptare, për dallim nga forumet rinore të partive politike të tjera.

“E kanë gabim ata të cilët lëshojnë zëra se opozita shqiptare qëndron pasive dhe e heshtur kundrejt dështimeve të pushtetit, përkundrazi, sepse është pikërisht Lëvizja BESA, subjekti i vetëm politik që realizoi me qindra aksione politike kundër këtij pushteti. Lëvizja BESA është subjekti i vetmi politik që kurrë nuk iu nënshtrua sulmeve të pushtetit, qoftë nëpërmjet presioneve të proceseve të ndryshme gjyqësore apo arrestimeve të aktivistëve të BESËS, të cilët dëshmuan se janë edhe gardian i mbrojtjes së interesave të shqiptarëve në Maqedoni.” thuhet në kumtesë.

Lëvizja BESA, kërkon nga organet kompetente ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë procedurave kundërvajtës ndaj aktivistëve të tyre sepse siç thonë “do të përballen me revoltën e qytetarëve.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button