Agjencia për Qasje të Lirë, Bojçeva: Për një muaj, prej 750 ankesave të vjetra, kemi zgjidhur 250

Agjencia për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik për një muaj ka zgjidhur 250 ankesa prej gjithsej 750, ndërkaq paralelisht me atë, po punojnë edhe në ankesat e reja të cilat i zgjidhin sipas afatit ligjor të parashikuar me ligjin e ri, gjegjësisht prej 15 ditëve, shkruan Portalb.mk.

Drejtoresha e Agjencisë për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, Pllamenka Bojçeva, në një deklaratë për Portalb.mk, thotë se është zhbllokuar puna e ish Komisionit për Qasje të lirë, gjegjësisht Agjencisë dhe tanimë po punojnë në zgjidhjen e ankesave të cilat prej vitit të kaluar kanë qëndruar në sirtarë për shkak se Komisioni nuk kishte këshill i cili të njëjtat do t’i shqyrtonte.

“Gjithsej i kemi 750 ankesa të trashëguara prej vitit 2018-të dhe vitit 2019-të. Punën e kemi ndarë në tre faza, ndërkaq jemi në fund me fazën e parë, gjegjësisht me 250-të ankesat e para, pastaj do të vazhdojmë me tjera, gjatë. Gjatë javës së ardhshme do të lëshohen të gjitha ankesat e shqyrtuara nga faza e parë”, thotë Bojçeva, duke shtuar se të gjitha ankesat presin që t’i shqyrtojnë brenda një ose dy muajve.

Agjencia paralelisht me shqyrtimin e ankesave të trashëguara, punon edhe në ankesat e reja

“Prej kur jam unë në krye të institucionit kanë ardhur gjithsej mbi 30 ankesa dhe të gjitha i trajtojmë me afatin ligjor, pra brenda 15 ditëve. Me Ligjin e ri jemi të obliguar që edhe ankesat e vjetra të zgjidhen me ligjin e ri, për atë na zvarritet paksa puna pasi që faktikisht ato nga shërbimet njëherë janë punuar me ligjin e vjetër, megjithatë tani në pajtueshmëri me këtë ligj duhet t’i ripunojmë prej në zero”, shtoi Bojçeva.

Drejtoresha gjithashtu tha se raporti për vitin 2019-të do të dorëzohet në mars dhe në të do të sqarojnë për situatën që ka qenë, gjegjësisht se gjatë vitit 2019-të ka pasur të zgjidhura vetëm mbi 20 lëndë, pasi që vetëm në një seancë i ka shqyrtuar ankesat komisioni, ato janë të vitit 2019-të.

Ndryshe, pas një bllokimi disamuajsh, në fund të dhjetorit të vitit 2019-të u zgjodh drejtoresha Bojçeva në krye të Agjencisë për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik i cili ka për qëllim që ta mbrojë dhe realizojë të drejtën kushtetuese për qasje të lirë te informatat nëpërmjet procedurës ankimuese të pavarur dhe efikase, nëpërmjet informimit të opinionit, edukimit të vazhdueshëm të bartësve të informatave, por edhe ndërmarrjes së masave për përmirësimin e kornizës ligjore, veçmas në pjesën e promovimit dhe nxitjes së transparencës, por edhe hapjes së bartësve të informatave për informim gjithëpërfshirës të qytetarëve.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button