Bashkimi Evropian e nënshkroi marrëveshjen për Brexitin, Britania në fund të janarit do të largohet përfundimisht

Dy përfaqësuesit më të lartë të BE-së, kryetarët e Komisionit Evropian dhe të Këshillit Evropian, Ursula Fon der Lajen dhe Sharl Mishel, sot e nënshkruan marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga Unioni, njofton MIA.

Me parafimin/miratimin e tyre zyrtar  teksti i marrëveshjes më 29 janar do të parashtrohet edhe në Parlamentin Evropian në ratifikim.

Pastaj të enjten e ardhshme diplomatët e vendeve-anëtare të BE-së do të duhet edhe me shkrim ta miratojnë marrëveshjen, me çfarë do ta garantojnë daljen e Britanisë së Madhe në bashkësisë saktë në mesnatë më 31 janar.

“Sharl Mishel dhe unë sapo e nënshkruam Marrëveshjen për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja, që e hap rrugën për ratifikimin e tij nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar në Tuiter shefja e Komisionit, Ursula Fon der Lajen.

Në një tjetër tiut Misheli ka shkruar: “Gjërat do të ndryshojnë në mënyrë të pashmangshme, por miqësia jonë do të mbetet. Fillojmë kapitull të ri si partnerë dhe aleatë”.

Dhe pastaj Misheli në frëngjisht shtoi “Synojmë që këtë faqe e re ta shkruajmë së bashku”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button