George Soros do të japë një miliardë dollarë për të mbrojtur mendimin kritik dhe lirinë akademike

Gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, themeluesi i Fondacioneve për Shoqëri të Hapur si dhe kryetari i së njëjtës, George Soros, të enjten njoftoi se do të japë një miliardë dollarë dhuratë për të filluar projektin Rrjeti i Universitetit të Shoqërisë së Hapur“. Ky është një investim për të mbrojtur fuqishëm mendimin kritik dhe lirinë akademike që Soros e quajti “projekti më i rëndësishëm dhe i qëndrueshëm i imi”, njofton Portalb.mk.

Duke folur për kërcënimin që i kanoset shoqërisë së hapur nga diktatorët aktual dhe atyre që mund të vijnë në fuqi nga vendet si Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara, Soros tha se ai do të kontribuojë me 1 miliardë dollarë për Rrjetin e Universitetit të Shoqërisë së Hapur, një nismë “vërtet globale” për të ruajtur autonominë individuale duke mbështetur të menduarit kritik dhe lirinë akademike.

Ai gjithashtu u bëri thirrje ithtarëve të tjerë të shoqërisë së hapur t’i bashkohen kësaj përpjekje unike dhe ambicioze.

“Ne kërkojmë partnerë largpamës, të cilët ndjejnë përgjegjësi për të ardhmen e shoqërisë tonë,” tha Soros.

“Ne nuk mund të ndërtojmë një rrjet global vetëm, ne do të kemi nevojë për institucione që do të jenë partnere me ne, njëkohësisht dhe mbështetës nga e gjithë bota për të na u bashkuar në këtë qëllim” u shpreh ai.

Fjalimin e plotë të George Soros mund ta lexoni në faqen zyrtare të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button