Si do të fitojnë para Hari dhe Megan?

Duka dhe Dukesha e Suseksit kanë rënë dakord të mos përdorin titujt mbretërorë, si pjesë e planeve për të hequr dorë nga detyrat e tyre mbretërore dhe “të punojnë për t’u bërë të pavarur financiarisht”.

Korrespodenti i BBC-së Xhoni Dajmnond deklaroi se anëtarët e familjes mbretërore zakonisht janë liruar nga puna me pagë, por heqja dorë nga titulli i ka dhënë çiftit më shumë liri, shkruan MIA.

“Sigurisht, pasi të keni humbur titullin, ju nuk jeni më mbretërorë dhe specialë ndërsa marka juaj mund të bëhet shumë më pak tërheqëse për partnerët e mundshëm,” tha ai.

Këshilltari për marrëdhëniet me publikun, Mark Borkovski tha se edhe pa titullin, të dy “janë figura të fuqishme publike të klasit të parë në vendin e tyre, kështu që ata do të tërheqin shumë vëmendje”.

Princi Harri dhe Megan planifikojnë të kalojnë kohën në Britani të Madhe dhe në Amerikën e Veriut – dhe arritja e tyre globale mund të hapë shumë mundësi.

Por si mund të fitojnë autonomi financiare dhe  të financojnë për bamirësi?

Megan Markle

Aplikimi për regjistrimin e markës Royal Sussex u paraqit nga të dy në qershorin e kaluar, duke përfshirë artikuj të tillë si libra, kalendarë, veshje, mbledhje fondesh për bamirësi dhe fushata.

Kjo hapi mundësinë që Princi Harri dhe Megan të hapnin linjën e tyre të produkteve kozmetike dhe të veshjeve.

Por, marrëveshja me Mbretëreshën e la mënjanë këtë ide. Një markë që përdor fjalën “mbretërore” mund të mos jetë në pajtim me marrëveshjen që të heqin dorë nga detyrat e tyre mbretërore ndërsa i lavdërojnë “vlerat e Madhërisë së saj “.

Gazetarja dhe komentatorja e stilit mbretëror Elizabet Holmes thotë se kritikat për shfrytëzimin e marrëdhënies mbretërore është një rrezik në çdo ndërmarrje tregtare, duke shtuar: “Prandaj mendoj se ata do të jenë të kujdesshëm për këtë”.

Edhe nëse do të duhej të fillonin nga e para me emrin Royal Sussex, Holmes thotë, “Çdo brend në botë do të dëshironte të punonte me ta”.

Pavarësisht nëse është një çantë disejnatore apo një kapele e punuar në mënyrë artizanale, sa herë që një Sussex prezantohet me një produkt, shitja e këtij produkti shkon deri në qiell.

Por ne ndoshta nuk duhet të presim që menjëherë 10.5 milionë ndjekësit e çiftit në Instagram të bombardohen me përmbajtje të sponsorizuara dhe reklama të fshehta, thotë Holmes.

Edhe pse çifti mbretëror ka një platformë të madhe, nuk është asgjë në krahasim me atë të Kajli Xhener, e cila ka më shumë se 150 milionë ndjekës në Instagram.

Vlerësohet  se ylli i shout real fiton rreth 1.2 milionë dollarë për një post të sponsorizuar.

Harry dhe Markle

A mund ta ndjekin Megan dhe Harry atë trend?

Holms thotë: “Unë mendoj se kjo është padyshim rruga e duhur për një anëtar të familjes mbretërore”.

Duka dhe Dukesha kanë thënë se planifikojnë të fillojnë bamirësi për të sjellë “ndryshim progresiv” përmes “aktiviteteve lokale dhe  aktiviteteve në komunitet”.

Holms sugjeron që çdo partneritet tregtar do të jetë i lidhur me aktivitetet e  tyre bamirëse, mbase me një mundësi dytësore për përfitime personale.

Për shembull, Megan është patronat i një  organizate bamirësie që siguron veshje falas dhe trajnime për intervista pune për gratë e papuna dhe ka filluar linjën e saj të veshjeve për organizatën.

Edhe pse mund të lejohen që ligjërisht të marrin paga nga qëllimet e tyre bamirëse, kjo nuk është qasja  që përdorin disa prej modeleve të tyre të mundshme.

Herri dhe Megan deklaruan se ndërsa kishin bërë planet e tyre, ata “po eksplorojnë punën e jashtëzakonshme të një fondacioni shumë të njohur dhe më pak të njohur”.

Organizatat si Fondacioni Klinton, Fondacioni Obama dhe Fondacioni Bill dhe Melinda Gates janë propozuar si modele të mundshme.

Por Klintonët thonë se ata nuk marrin pagë ose nuk paguajnë përmes organizatës bamirëse, çifti Obama nuk janë renditur në mesin e nëpunësve më të paguar të fondacionit të tij, dhe Z. dhe Znj Gejts e përdorin organizatën e tyre për të dhuruar para në vend që t’i marrin ato.

Meqenëse Megan për herë të parë fitoi famën si aktore në një seri televizive amerikane, mund të mos jetë befasi që disa nga ofertat e para të çiftit erdhën nga bota e argëtimit.

Harri tashmë është bashkuar me Opra Uinfrei për serialin e shëndetit mendor në televizionin “Ejpël” i cili do të shfaqet si premierë në vitin 2020.

Meghan Markle

Edhe kur Duka dhe Dukesha njoftuan qëllimin e tyre për të dalë në pension, u zbulua se Megan kishte nënshkruar tashmë një marrëveshje për huazimin e zërit të saj për Diznin, në këmbim të një dhurimi për një organizatë bamirëse për mbrojtjen e elefantëve.

Drejtori i përgjithshëm  i Netflix, Ted Sarandos tashmë ka shprehur interes për të bashkëpunuar me çiftin. “Dhe kush nuk do të ishte? Po, sigurisht ”, tha ai.

Ky mund të jetë një shans për të ndjekur gjurmët e Obamës, të cilët kanë nënshkruar me një kompani video streaming për të xhiruar dokumentarë dhe seri me tema sociale dhe politike.

Një marrëveshje e ngjashme mund t’i japë mundësi Dukës dhe Dukeshës t’i theksojnë qëllimet për të cilat interesohen.

Në rastin e Megan, është barazia dhe të drejtat e grave, ndërsa Harri gjithmonë është angazhuar për shëndetin mendor dhe kujdesin për veteranët e luftës.

Marrëveshja e librit për vitin 2017, e nënshkruar nga Barak dhe Mishell Obama, vlerësohet në më shumë se 60 milion dollarë.

Gjithashtu  kjo është një zonë për të cilën Megan tashmë ka shprehur interes. Në prezantimin e saj në edicionin e vitit të kaluar në “Vog”, në të cilin ajo ishte e ftuar si redaktore, Megan shkroi për “Dashurinë e saj për të shkruar”.

Para se të martohej me Harry, ajo gjithashtu drejtoi një blog për stilin e jetesës, Tig, në të cilin ajo ndau këshilla për bukurinë, modën dhe udhëtimin. Natali Xherom, një agjente letrare nga Evitas, thotë se çifti ka “fuqi dhe arritje të jashtëzakonshme” dhe se çdo marrëveshje me librin do të ishte fitimprurëse.

“Njerëzit po i krahasonin ata me njerëzit e Obamës dhe unë mendoj se kjo është në rregull,” thotë ajo.

Megan është model për shumë gra dhe të rinj me ngjyra, shton ajo.

“Nëse ajo do të botonte vetë librin dhe do t’u afrohej të rinjve në terren, duke dhënë mësime dhe duke shkuar në shkolla siç bëri Mishell Obama, unë mendoj se libri do të kishte qenë një sukses i madh”.

Harry dhe Markle

Një fushë tjetër e mundshme që çifti mund të përdorë do të jenë fjalimet në festa dhe në ngjarje të ndryshme.

Xheremi Li, drejtori i Agjencisë XHLA, thotë se nëse ruhet profili pozitiv, të dy mund të fitojnë shuma me gjashtë shifra për çdo paraqitje të tyre.

Ai parashikon që kërkesa për të tilla raste do të ishte më e lartë në Shtetet e Bashkuara, ku Li thotë se çifti mund të fitonte deri në 500,000 dollarë amerikanë për çdo angazhim.

Sidoqoftë, ai thotë se kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jenë më të prekshme nga rreziku i përkeqësimit të reputacionit nëse opinioni publik kthehet kundër këtij çifti.

Li parashikon që kompanitë britanike do të ishin të gatshme të punësonin anëtarët e familjes mbretërore vetëm për disa nga interesat e tyre bamirëse, në këmbim të dhurimit të rreth 100,000 paund për qëllime bamirësie – në vend të kompensimit.

Por në SHBA, interes do të tregonte “kushdo që dëshiron të bëjë ndryshime dhe ka një buxhet për të,” thotë ai

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button