Është pranuar nominimi që Deskoska të bëhet anëtare e Komisionit të Venedikut

Nominimi qeveritar që ministrja e Drejtësisë, Renatata Deskoska të bëhet anëtare e Komisionit të Venedikut është pranuar. Lajmin nëpërmjet Fejsbukut e ka kumtuar ministrja, njofton Portalb.mk.

“Është pranuar nominimi që unë të jem anëtare e Komisionit të Venedikut. Kjo është konfirmim se janë plotësuar kriteret për anëtarësim në komision. Ju falënderoj për besimin!”, shkruajti Deskoska.

Për nominimin e saj, me vonesë prej një muajve ka reaguar lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili akuzoi për konflikt të interesit dhe e ftoi Antikorrupsionin të reagojë.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se nuk ekziston konflikt interesi, por e ftoi Antikorrupsionin të hapë procedurë.

“Edhe unë e ftoj Komisionin për Antikorrupsion që të deklarohet për rastin. Nuk ekziston konflikt i interesit pasi që bëhet fjalë për angazhim jashtë vendit e cila nuk bie nën dispozitat për ndalesë të kryerjes së funksionit, por bëhet fjalë për paraqitje të vendit në Komisionin e Këhsillit të Evropës. Rasti im nuk është i vetë”, tha Deskoska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button