RMV, Qeveria ia hodhi fajin gjyqësorit për rezultatet e dobëta në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

Duke reaguar ndaj rënies prej 13 pozita në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, qeveria lëshoi ​​një komunikatë ku janë renditur më shumë veprime që janë ndërmarra për të rritur transparencën dhe përgjegjshmërinë e institucioneve.

“Për luftë pa kompromis kundër korrupsionit, e ngritëm llogaridhënien dhe transparencën e institucioneve të pushtetit ekzekutiv, të cilat duhet të forcohen edhe me gjyqësor dhe prokurori të pavarur, transparente dhe e llogaridhënëse, me komision jo të partizuar antikorrupsion”, thuhet në fjalinë e parë të komunikatës së qeverisë, transmeton Portalb.mk.

Ata i citojnë rezultatet e fundit të hulumtimit në kuadër të projektit rajonal “ACTION SEE” – një rrjet transparencë, hapje dhe përgjegjësie në Ballkanin Perëndimor që implementohet nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetje të Bashkimit Evropian.

Qeveria thekson se, në vitin 2019, pushteti ekzekutiv i Maqedonisë së Veriut, së bashku me Malin e Zi, veçohet në rajon sipas indeksit të hapjes, i cili është 78% për sa i përket përmbushjes së treguesve.

“Zhvillimet kanë tendencë të rritjes në dy vitet e fundit dhe ka sjellë një kthesë në renditjen e vendit tonë, duke pasur parasysh që në vitin 2016 ishim në vendin e fundit me vetëm 52% të treguesve të përmbushur”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Po ashtu përmendet edhe Strategjia për transparencë 2019-2021, me Plan aksionar, portalin “Financat e hapura”, me të cilën u hapën të dhënat nga Thesarit shtetëror të Ministrisë së financave, ndërsa u vunë në dispozicion transaksionet financiare të përdoruesve të buxhetit.

Hapja e të dhënave të thesarit, sipas qeverisë, është një nga masat më të mëdha që synojnë uljen e korrupsionit.

“Për herë të parë në praktikën politike të vendit tonë, është qeveria që, me iniciativë, i vendosi operacionet e saj financiare në mënyrën më të hapur, më transparente”, thuhet në komunikatë.

Përndryshe, në Indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare (Transparency International), Maqedonia renditet në vendin e 106 me Shqipërinë. Vitin e kaluar, vendi u vlerësua si 37 dhe ishte në vendin e 93, së bashku me shtete si Gambia, Guajana, Kosova, Mongolia dhe Panama.

Indeksi e bën renditjen e 180 vendeve dhe territoreve sipas nivelit të perceptimit të korrupsionit në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve. Në një shkallë prej një deri në 100 indeksi më i vogël shënon vend që është “më i pastër” nga korrupsioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button