Padi penale për ish drejtorin e Inspektoratit të Bujqësisë, e ka dëmtuar buxhetin mbi 10.000 euro

SPB Manastir ka dorëzuar padi penale kundër R.S. (55) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar”, njofton Portalb.mk.

I paraqituri si drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Bujqësi, në vitin 2014-të, në parcela të uzurpura kadastrale të zonës së fshatit Pepelishte të Negotinës, e ka nënshkruar njoftimin që procesi i korrjes të bëhet tri ditë 25, 26 dhe 27 qershor të vitit 2014-të, në hapësirë prej rreth 35 hektarë. Pastaj, në ShPK “Agroinvest” Prilep janë paketuar gjithsej 29.510 kilogramë elb, pas së cilës pas kontrolleve është konstatuar se korrja nuk është bërë sipas rregulloreve ligjore, gjegjësisht në evidencën e inspektoratit nuk kanë ekzistuar marrëveshje për korrje, marrëveshje për transport, paketim dhe ruajtje të elbit, por edhe të dhëna për sipërfaqen e korrur dhe sasisë”, thuhet në njoftim.

I paraqituri, nuk ka kryer kontroll të obligueshëm, nuk i ka evidentuar sasitë e lebit dhe ka mundësuar që të përfitojë në mënyrë të paligjshëm 700.000 denarë, për të cilën shumë e ka dëmtuar Ministrinë e Bujqësisë – Inspektoratin për Bujqësi Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button