Në Shkup u shënua nënshkrimi i traktit Elise mes Francës dhe Gjermanisë

Pajtimi historik mes Gjermanisë dhe Francës përpara 57-vjetëve i njohur si traktati i Elisesë dje është mbajtur në ambasadat e dy vendeve të Maqedonisë së Veriut me projeksion të filmit ekologjik “Fshehtësia e malit” nga Lik Zhake, njofton Portalb.mk.

Ambasadori i Gjermanisë në Shkup, Tomas Gerber ka theksuar se Marrëveshja është themel i pajtimit historik mes dy vendeve, në bazë të të cilës kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Emanuel Makron vitin e kaluar e kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëpunim dhe integrim në Ahen.

“Me atë dëshirojmë të përballemi me pasojat e shekullit XXI. Me këtë rast, sot do ta shohim filmin “Fshehtësia e malit” nga Lik Zhake i cili e rrëfen tregimin për një mal tropikal. Tema është interesante për të gjithë, për Gjermaninë dhe Francën, por edhe për Maqedoninë e Veriut pasi që tregon se sa është e brishtë bota jonë dhe sa është e rëndësishme, duke e pasur parasyshs shkatërrimin e mjedisit jetësor, të gjithë ne duhet të tregojmë kujdes më të madh në lidhje me resurset tona organike”, tha Gerber.

Këshilltari i parë i Ambasadës së Francës dhe ushtrues detyre në mungesë të ambasadorit, Stanislas Mrozek, theksoi se Marrëveshja për miqësi gjermano-franceze është moment i afërsisë dhe bashkimit.

“Ishim dëshmitarë të papajtueshmërive dhe momenteve të tensionit, zgjerimi i BE-së ishte një prej tyre, por edhe një prej më të rëndësishmëve. Mu sot përsëri e gjejmë autenticitetit dhe forcën e marrëdhënieve tona. Po tregohet filmi i Zhake fillimisht pasi që është kinematografi, a mu nëpërmjet artit të shtatë Maqedonia e Veriut është e njohur në botë për shkak të nominimit të “Tokës së mjaltit” për Oskar. “Fshehtësia e malit” e tregon luftën e përkushtuar që e çojnë Francën dhe Gjermaninë kundër gjendjeve të jashtëzakonshme klimatike”, tha Mrozek.

Tema e filmit “Fshehtësia e malit” është xhungla si sistem ekologjik. Në bazë të maleve të dendura në Francë, Peru dhe Gabon, shihet në historinë e evolucionit, por, gjithashtu, tregon edhe në rrezikun që fshihet në ardhmëri nëse natyra nuk mbrohet në mënyrë përkatëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button