fbpx

Është anuluar raporti për metodologjinë e re negociuese, sipas të gjitha gjasave për më 5 shkurt

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, i ka konfirmuar zërat se raporti për metodologjinë e re të bisedimeve nuk do të publikohet më 29 janar, ashtu siç pritej, njofton Portalb.mk.

Pisonero tha se Komisioni Evropian asnjëherë zyrtarisht nuk ka kumtuar se raporti do të publikohet më 29 janar. Pritjet në qarqet diplomatike në Bruksej janë se metodologjia do të publikohet një javë më vonë, gjegjësisht më 5 shkurt.

Raporti për metodologjinë e re negociuese me BE-në në procesin e zgjerimit është një ndër kushtet joformale të kërkuara nga Franca.

“Në rrjedhë jemi me finalizimin e raportit dhe ai do të publikohet në javët e ardhshme. Qëllimi është që ta bëjnë procesin e anëtarësimit më të besueshëm, më efikas dhe më dinamik. Qëllimi jonë nuk është që të hartohet proces i ri, por të përforcohet ai ekzistues, ndërkaq paralelisht qëndrojmë mbrapa rekomandimit tonë për hapjen e bisedimeve hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Thamë se ata i kanë plotësuar kërkesat tona dhe është koha përfundimtare që BE ta mbajë premtimin e dhënë”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se para takimit të shefave të shtetit dhe qeverive të BE-së dhe Ballkanit perëndimor në Zagreb, në maj, do të publikohet edhe plani investues ekonomik për Ballkanin Perëndimor me qëllim që të “intensifikohet prania” e BE-së në Ballkan, proces i cili do të shfrytëzohet nga të dyja palët, shtoi Pisonero.

Metodologjia e re për zgjerimin e Bashkimit Evropian tani numëron shtatë faza që shtetet kandidate duhet t’i plotësojnë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane kundrejt 35 kapitujve që janë aktualisht.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close