Babai i të zhdukurit Arben Asllani kërkon takim me ministrin Çulev

Babai i të të zhdukurit Arben Asllani kërkon takim me ministrin teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, njofton Portalb.mk.

Bekir Asllani thotë se edhe pse kanë kaluar 1 vit nga zhdukja e djalit të tij, ende nuk ka informata lidhur me zhdukjen.

Ai sot para Kuvendit tha se mendon për protesta çdo të 23-tit të muajve.

Deri më tani ka realizuar takime me Oliver Spasovskin, Agim Nuhiun dhe Zoran Zaevi, të cilët kanë premtuar se do të përkushtohen që ta zbardhin raste, por nuk ka rezulatete.

Arben Asllani është zhdukur vitin e kaluar, ai herën e fundit është parë duke hyrë në një veturë.

Babai i Arsllanit vitin e kaluar njëherë publikisht e ftoi MPB-në ta pastrojë rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button