Jo, Izraeli nuk është kërcënuar se do ta mbushë Evropën me migrantë

Në kuadër të programit për të luftuar dezinformatat dhe lajmet e rreme, të cilat në Ballkan i kalojnë kufijtë shumë shpejt dhe shpejt shfaqen në mediat e ndonjë vendi tjetër madje edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” transmeton rregullisht aktualitet te shërbimet e ngjashme për kontroll të fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, nga Kroacia në veri deri në Greqi në jug.

Shërbimi grek për luftë kundër lajmeve të rrem “Ellinika Hoaxes” ka verifikuar pretendimet në disa blogje greke dhe onlajn media se një zyrtar izraelit qenka kërcënuar se “do ta mbushin Evropën me migrantë” dhe e ka vërtetuar se bëhet fjalë për trillim.

Sipas hulumtimit të “Ellinika Hoaxes”, burimi i këtij lajmi të rremë është Joannis Kuduris, një “gazetar i vetë-shpallur investigativ” i cili shpesh shkruan për teoritë e komplotit, por edhe prodhon përmbajtje ksenofobe.

Origjinën e pretendimit se Izraeli do ta mbushte Evropën me migrantë “Ellinika Hoaxes” e e ka gjetur në një deklaratë të keqinterpretuar të Jisrael Hason, i cili deri në vitin 2014 ka qenë zv/drejtor i Shërbimit të sigurisë së përgjithshme të Izraelit, i njohur si “Shin Bet”, që kujdeset për sigurinë e brendshme në vend.

Ai në korrik 2014, pas një sërë incidentesh antisemitike në Evropë, në një takim urgjent të Komisionit për emigracion, natyralizim dhe diasporë të Knesset (parlamenti i Izraelit), në të cilin kishin marrë pjesë edhe disa ambasadorë të BE-së: u kishte thënë ambasadorëve me sa vijon: “ Nëse shtetet e Evropësnuk mbrojnë hebrenjtë (që jetojnë në to), atë do ta bëjë shteti i Izraelit”. Ai pastaj kishte vazhduar dhe kishte paralajmëruar që”nëse nuk qëndroni pranë nesh, së shpejti do të vijë dita kur terrori islam do të vijë në shtëpitë tuaja, shtretërit dhe kopshtet tuaja”.

“… ndërsa duke fol përgjithësisht për luftën kundër elementëve ekstremiste islamike, e veçanërisht për palestinezët e prekur nga operacionet izraelite në Rripin e Gazës. Në asnjë moment në deklaratën e Hason nuk mund të gjendet kërcënim që Izraeli do të mbushte Evropën me emigrantë. Prandaj, pretendimi se Jisrael Hason ka thënë “Ne do ta mbushim tërë Evropën me emigrantë nëse Evropa nuk na mbështet” është i rremë”, shkruan Ellinika Hoaxes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button