Imamët karismatikë

Në epokën e artë islame, kur muslimanët sundonin gjysmën e rruzullit tokësor, shumica e teologëve dhe imamëve ishin njerëz të ditur, kishin njohuri të thella, ishin jothjeshtë predikues të fesë, por shkencëtarë, filozofë, shpikës, fizikantë, matematicienë e astronomë. Predikimet dhe ligjëratat e tyre ishin frymëzuese, udhërrëfyese e pasionuese. Drejtimi i faljes nga ana e tyre ishte plot oratori e finikëri. Qetësia, buzëqeshja dhe fuqia predikuese e tyre i bënte autoritarë e të respektueshëm. Vizioni, elokuenca dhe interpretimi ezoterik filozofik i predikimit u jepte atyre thuajse fuqi hyjnore.

Një të premte, në një xhami gjatë faljes së ‘xhumasë’ kishte hyrë rastësisht një feudal i krishter dhe po dëgjonte predikimin e imamit. Ndonëse nuk kuptonte gjithshka, ishte magjepsur dhe impresionuar nga oratoria dhe prezenca karismatike e imamit. Në fund, ai ishte konvertuar në Islam.

Në Mesjetë, kur Europa ishte e zhytur në obskurantizëm e kaos shpirtror, bota islame ishte më e qytetëruar dhe më e organizuar. Komuniteti musliman frekuentonte rregullisht xhamitë për të adhuruar Zotin dhe për të fisnikëruar shpirtin. Imamë dhe teologë të Islamit vinin që nga Bagdadi në qytetet e Andaluzisë Kordovë, Granada, etj. për të predikuar e ligjëruar me akademizëm e profesionalizëm. Këta imamë e teologë karismatikë zhvilluan artin e kulturën islame, shkencat e mjekësinë. Ata i shpjegonin ligjet hyjnore, ligjet natyrore e legjislacioninjuridik (Sheriatin) në mënyrë brilante. Ata edukonin, emanciponin e moralizonin jo vetëm komunitetin islam, por gjithë popullatën, pavarësisht nga përkatësia fetare. Në periudhën e Kalifatit Abazit në Andaluzi tre komunitet – muslimanët, të krishterët dhe hebrejtë jetonin në paqe, harmoni e liri. Përveç predikimeve islame e temave hyjnore, imamët e dijetarët ligjëronin edhe mbi metafizikën dhe tema të tjera të bazuara në zbulimet shkencore empirike.

Një akademik, filozof e studjues islamik bashkëkohor, Tarik Ramadan (l. 1962), profesor në Universitetin e Oksfordit, por me nënshtetësi zvicerane, shkruan:

“Imamët dhe liderëet islamikë si predikues në ligjerata duhet të jenë shumë të përgatitur, njëlloj si autoritetet shkencore e shtetërore para audiencës dhe opinionit publik. Ata duhet të zotërojnë dije dhe shkathtësi, të jenë oratorë dhe me shumë elegancë e entuziazëm të zbërthejnë tema aktuale  nga filozofia e shkenca islameduke ekzaminuar e komentuar me kompetencë ajetet kuranore, pasi Islami për imamët dhe dijetarët është një minierë e artë. Imamët dhe liderët fetarë posaçërisht duhet t’u kushtojnë rëndësi temave sociale, si kriza e identitetit të njeriut modern, dhuna në familje, divorcet ekstreme, depresioni psiqik e vetvrasjet, degjenerimi moral e krimi, etj,, si fenomene që e kanë kapëluar shoqërinë, sidomos rininë e sotme. Krerët fetarë në predikimet e ligjeratat duhet të jenë transparentë, pragmatikë e komunikues, të hapurme klerikët e krishterë, hebre e budistë, etj. Në predikimet e tyre ata nuk duhet të mbjellin urrejtje, paragjykime e fobi ndaj religjioneve të tjera, sidomos ndaj konfesionit të krishterë. Islami është religjion i paqes, dashurisë, tolerancës e humanizmit ndaj gjithë njerëzimit.”

Një ndër imamët shqiptarë më karismatikë e më të admirueshëm për komunitetin musliman mendoj se është Elvis Naçi, imami i Xhamisë së Tabakëve në Tiranë. Ai ka fituar reputacion e respekt edhe tek komuniteti i krishterë. Naçi, me predikimet brilante, me talentin dhe oratorinë e tij ka zbërthyer tema universale që janë dëgjuar me interes nga një komunitet i gjërë. Ai ka ndihmuar moralisht, shpirtrisht dhe materialisht shumë familje të varfëra.

Një ndër imamët transparentë, të moderuar e pragmatikë në Zvicër është edhe imami Rejhan Veziri. Nëpër tubime e debate të hapura televizive me krerët fetarë katolikë dhe hebre, ai i ka dhënë Islamit imazh pozitiv e reputacion dhe ka kontribuar në hapjen, tolerancën dhe paqen mes komuniteteve fetare në Zvicër.

Po ashtu edhe imami Bekim Alimi jep kontributin e tij në këto aspekte për komunitetin musliman të Zvicrës që përbëhet prej afër gjysëm milioni.

Me 1 qershor 2016, së bashku me krerët fetarë katolikë dhe hebre, këta dyimamë karismatikë morën pjesë nëceremoninë e hapjes së tunelit hekurudhor më të gjatë në botë Gotthard të Zvicrës (57.09 km) duke e bekuar atë.

Kurse në Maqedoninë e Veriut një imam i shquar e karismatik është teologu, sociologu e mistiku Prof. dr. Metin Izeti, autor i shumë veprave mbi Islamin.

Teologët dhe imamët dogmatikë e anakronikë

Po të kthehemi një mijë vjet mbrapa në Mesjetë dhe të shohim Epokën e Artë të botës Islame, do tëna kujtohen imamët dhe teologët islamikë që ishin folozofë e shkencëtarë. Në qendër të predikimeve të tyre ata kishin gjithmonë Zotin, dijen, shkencën, të vërtetën dhe arsyen.

Në ditët e sotme shumë imamë e predikues të Islamit nuk kanëndjekur traditat dhe vizionin e imamëve të periudhës së artë kur lulëzonin shkencat e dijet islamike. Ka imamë e teologë konservatorë e dogmatikë që kanë mbetur me dije të kufizuaa, të varfëra e sterile. Me vite të tëra vazhdojnë të përsërisin të njëjtat ligjerata e predikime me retorikë shabllone duke e varfëruar Islamin dhe duke e mbajtur të mbyllur mbrenda një rrethi të ngushtë vicioz. Këta imamë duhet t’i japin rëndësi temave sociale e pedagogjike, edukimit, emancipimit, etikës dhe moralit, pasi në këtë periudhë kaotike populli ka shumë nevojë për to.

Mungesa e kriticizmit

Si fenomen një ndër paradokset e imamëve mendje-ngushtë e dogmatikëështë se çdo mistikëështë mëkat, intolerancë, sulm kundër Islamit. Një ndër filozofët e mistikët e famshëm të botës islame Ebu el Wafa’a bin Akil shkruan: “Kriticizmi ishte doktrinë, pragmatikë dhe bazë në periudhën e artë të Islamit.” Ky filozof shkruan se edhe e drejta ka nevojë të kritikohet. Në epokën e filozofisë racionale dhe ezoterike të Islamit kritika ishte bazë për zhvillimin e shkencës empirike dhe filozofisë peripeteike nga dijetarët arabë dhe persianë. Në atë kohë kritika ishte par excellence për arritjen e dijes dhe sintezë e traditave të urtësisë. NëMesjetë kritika ishte herezi, sulm ndaj Zotit për botën e krishterë. Kurse në kohën e sotme e njëjta gjë po ndodh edhe në botën islame që kritikën e quajnë herezi, tabu, të ndaluar dhe mëkat për shkak të predikimeve dogmatike të disa imamëve e pseudo-teologëve.

Një dite, gjatë një bisede me një teolog, me titull “imam” në hierarkinëe Bashkësisë Islame të vendit tim, unë bëra disa komente nga një vepër e dijetarit të shquar persian Seyyed Hossein Nasr (l. 1933), ligjërues në Universitetin e Oksfordit në Angli dhe Profesor Emeritus i studimeve islamike në Universitetin George Washingtonnë SHBA. Zotria më tha me megallomani dhe urrejtje patollogjike: “Mos lexo vepra nga autorët persianë, sepse ata e luftojnë Islamin, janë armiq të tarikatit Sunni.”

XXX

Një mik i imi, praktikues i rregullt në xhaminë e lagjes së qytetit, rrëfen:

“Më se 30 vite imami në ligjëratat e tij predikon të njëjtat tema, përsërit të njëjtën retorikë stereotipike me anatema dhe anakronizëm. Djali dhe nipi im që i takojnë gjeneratës së globalizmit, evolucionit informatik, internetit, edhe njëzet vitet e ardhëshme duhet të dëgjojnë imamin me tënjëjtat tema të varfëra e sterile (!)”

Pastaj miku im më pyeti: “Ku kanë gabuar muslimanët që sot bota islame është katandisur në kaos, padituri, luftra civile, kataklizma, vuajtje dhe mjerim?”

Disa imamë dhe teologë konservatorë, dogmatikë e arkaikë janë kundër shkencës, dijes dhe arsyes. Duke mos e njohur thelbin e vërtetë të Islamit, këta pseudo-teologë e imamë në ligjeratat e tyre predikojnë, apelojnë e sulmojnë të bukurën. Sipas tyre, arti, piktura është mëkat, po ashtu muzika, kinematografia, sporti, vallëzimi, etj.

Unë i thashë: “Miku im! Po të ishte Islami sipas tezave të tyre, nuk do të përhapej në pesë kontinente, por do të mbetej në Gadishullin Arabik dhe pas disa shekujve ndoshta do të fshihej nga rruzulli tokësor.”

Miku im vazhdonte të përsëriste pyetjen se “ku kanë gabuar dhe çfarë mëkatesh kanë bërë muslimanët që janë katandisur në këtë situatë”. Ai tregonte se gjatë muajit të Ramazanit rastësisht kishte marrë pjesë në një tubim që drejtohej nga prijësi i bashkësisë islame. Gjatë ligjeratës së tij ai vazhdonte të përsëriste se sipas traditës islame, një musliman po të posedojëdy palë këpucë, njerën palë duhet t’ia dhurojë të varfërve. Për muslimanët është mëkat të konsumojnë gjëra luksoze kur shumica e popujve vuajnë nga varfëria, sëmundjet dhe mjerimi. Duke vazhduar më tej me ligjeratën e tij brilante, prijësi tregoi për Kalifin e famshëm Omar kur ai po udhëtonte një herë nëpër shkretirë me deve sa bashku me shërbëtorin e tij për në Jeruzalem. Kur arritën para portave të qytetit, sipas radhës, në deve kishte hipur shërbëtori, kurse Kalifi ecte në këmbë. Në veshje ishin njëlloj dhe nuk dallohej kush ishte kalifi e kush ishte shërbëtori. Kur hynë në xhami, mbreti iu drejtua me nderim  njeriut në deve duke kujtuar se ishte kalifi, por shërbëtori i tha: “Jo, nuk jam unë Kalif Omari.”

Prijësi i bashkësisë islame ishte i emocionuar dhe me sy të përlotur, po ashtu dhe shumica e pjesmarrësve në tubim.

(‘Paradoksi’ ishte se ky imam kishte në dorë një orë zvicerane luksoze, para tryezës së tij dukej një cellular i modelit të fundit dhe ai vetë kishte ardhur me makinën e tij luksoze me xhama të blinduar.)

Shkruan:

Merxhan Jakupi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button