Legalizimi, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 48 vota ‘për’ dhe 17 ‘kundër’ i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për ndërtime, transmeton Portalb.mk.

Këta ndryshime që kanë për qëllim saktësimin e procedurës dhe dokumentacionit të nevojshëm për marrjen e lejes për ndërtim, krijoi debat ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

“Këtë ligj e quajtëm ‘i fuqishmi i mbrojtur’. Nëse keni 90 për qind pronësi mund të ndërtoni. Mund të ndërtoni edhe në ato 10 për qind. Paramendoni ato 10 për qind të jenë lëndë e denacionalizimit. Paratë do të ikin si “Fikom”, qytetarët do të jenë konfuz. Situata e dytë, çka nëse ato 10 për qind janë pjesë e hulumtimit arkeologji”, theksoi deputeti I VMRO-DPMNE-së, Dimitar Stevanxhia.

Ndërsa, propozuesi i këtyre ndryshimeve, Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugareski theksoi se këto supozimet e opozitës janë të pasakta, sepse do të legalizohen objektet aty ku lejohen sipas planeve urbanistike.

“Përfundimi i parcelës ndërtimore bëhet sipas Ligjit për tokë ndërtimore, me kushte të parapara saktë”, deklaroi Sugareski.

LEXO: RMV, Legalizimi i ndërtimeve pa leje nuk do të jetë një euro për metër katror

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button