Përgjegjësit e televizioneve kombëtare as e mohojnë e as e konfirmojnë bojkotin e qeverisë

Përgjegjësit e televizioneve kombëtare as e konfirmojnë dhe as e mohojnë kategorikisht informacionin se ata po i bojkotojnë ngjarjet që i organizon qeveria dhe ministritë. Në një bisedë telefonike me disa drejtorë dhe redaktorë të televizioneve kombëtare, Meta nuk pranoi përgjigje konkrete në pyetjen nëse po ndodh bojkot i organizuar i ngjarjeve të qeverisë dhe nëse po, cilat janë arsyet, transmeton Meta.mk.

Drejtori dhe kryeredaktori i TV Telma, Atanas Kirovski, në një bisedë telefonike nuk pranoi të komentojë, por vetëm shkurtimisht na tha “Nuk kam çfarë të them për këtë temë”.

Përgjigje të ngjashme të shkurtër morëm edhe nga drejtori i “Kanal 5” Ivan Mirçevski, i cili thjesht ka shkruar një sms “Zoti na ruajt”.

Nga ana tjetër, kryeredaktori i Alsat-M, Admir Qose thotë se nuk ka bojkot të tillë. I pyetur nëse Alsat-M i bojkoton pres-konferencat e qeverisë dhe pse, Admir Qose, shkurt u përgjigj: “Jo, shikoni lirisht lajmet dhe emisionet”.

Edhe zëvendëskryeministri për Integrime evropiane Bujar Osmani edhe Drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe Audiovizuele Zoran Trajçevski, duke iu përgjigjur sot pyetjeve të gazetarëve, theksuan se media ka të drejtë të vendosë se si të raportojë.

“Shpresojmë për bashkëpunim të mirë, veçanërisht në këtë periudhë parazgjedhore, kur qytetarët dëshirojnë të shohin pikëpamjet e të gjithë pjesëmarrësve në këtë garë politike, në mënyrë që të mund të marrin vendim të duhur”, tha Osmani.

Trajçevski, ndërkohë, sugjeroi që АShМAAV”nuk mund të jetë redaktues i asnjë mediumi” dhe nuk guxon të ndërhyjë në politikën redaktuese.

“Media duhet të zvogëlojë ndikimin e zyrtarëve qeveritarë, pasi jemi dëshmitarë që kohëve të fundit ka rritje të numrit të aktiviteteve, ndërsa shumë prej tyre nuk kanë fare substancë, por janë para-ngjarje që krijohen vetëm për të qenë të pranishëm në media. Edhe vetë mediat vlerësojnë se çfarë është ngjarje e vërtetë dhe për çfarë duhet t’i informojnë qytetarët”, thotë Trajçevski.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button