U mbyll në Shqipëri shkolla e financuar nga Irani

Mbyllet shkolla e financuar nga Irani “Saadi”. Institucioni arsimor jo publik i arsimit të mesëm dhe të lartë ishte licencuar me urdhrin 361  më 1 dhjetor 2000 dhe kishte aktivitetin në Tiranë, transmeton OraNews.

Vendimi i Ministrisë së Arsimit mban datën 17 janar 2020. Zyra e shtypit informon se Ministra ka finalizuar procesin e nisur prej vitit të shkuar dhe nxënësit janë vendosur në institucione të tjera.

Shkolla ‘Saad’ ishte e financuar nga Irani dhe ishte mbyllur me kërkesë të kësaj të fundit.

Vendimin Ministria e Arsimit e ka marrë vetëm dy ditë pas dëbimit të diplomatëve iranianë nga qeveria shqiptare.

Por për Ora News, Ministria thotë se urdhri nuk ka lidhje me largimin e diplomatëve por procesi për mbylljen ka nisur 6 muaj më parë nga vetë gjimnazi për shkak të mungesës së nxënësve.

MAS detyron institucionin

Të kthejë pagesat e kryera nga nxënësit për pjesën e papërfunduar të shkollit dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj tyre

Të pajisë çdo nxënësme dokumentacionin e nevojshëm shkollorë që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit parauniversitar.

Të vërë në dispozicion të zyrës vendore të arsimit parauniversitar, Tiranë, çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin dhe mbylljen e të gjitha kërkesave të parashikuara në këtë urdhër.

Të mbulojë të gjithë shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve në zbatim të këtij urdhri

Të dorëzojë në zyrën vendore të arsimit parauniversitar Tiranë të gjithë dokumentacionin lidhur me veprimtarinë e kryer.

Një grup pune renda tre ditësh do të marrë masa për mbylljen e këtij institucioni si dhe  transferimin e nxënësve në institucione të tjera. Gjithashtu ky grup duhet të administrojë të gjithë dokumentacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button