Rama publikoi vlerën e dëmeve nga tërmeti

Afro 1 mld euro llogaritet dëmi që shkaktoi dëmi i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Shifrën e ka zbuluar kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Romë, ku u takua me homologun Giuseppe Conten dhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio, transmeton OraNews.

Edi Rama: I kam informuar për punën dhe planet e rindërtimit si edhe me raportin e dëmeve i cili pritet të përfundojë në vitet në vijim në bashkëpunim me Bashkimin Europian dhe Kombet e Bashkuara. Shifra nuk ka dalë ende por të dhënat na japin një shumë që do të rrotullohet rreth 1 miliard euro.

Kryeministri bëri të ditur se po bëhen përgatitjet e duhura për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Bruksel muajin tjetër, ndërsa theksoi se pas Romës do të vizitojë edhe Berlinin, ku do të takohet me kancelaren Merkel.

Edi RamaDo të vijojë takimi me kancelaren Merkel në fillim javën e ardhshme dhe me disa anëtarë të nivelit të lartë. Planet për rindërtimin po ecin shpejt, brenda kalendarit të parashikuar.

Vizita në Romë e Ramës vjen pas asaj në Ukrainë ku OSBE nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama bëri thirrje për zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe vendosjen e armëpushimit nëpërmjet dialogut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button