A do të harrojmë?

Deri me 11 shkurt duhet të realizohen dy punë shumë të rëndësishme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Puna e parë është të bëhet përpjekja e fundit për të kaluar Ligjin për prokurorinë publike i cili llogaritet si shumë i rëndësishëm në përgatitjen e vendit për procesin integrues në UE. Thonë që mund të jepet datë për fillimin e ngociatave në mars të këtij viti, por ashtu si tek përalla me bariun dhe ujkun, askush më nuk beson tek premtimet e Bashkimit Evropian. Pra data duhet të jepet dhe ne atëherë ta besojmë pasi ajo të jetë dhënë bile edhe atëherë të mos jemi krejtësisht të sigurtë por të kontrollojmë dy herë nëse kjo është e vërtetë. Por ama Ligjin për prokurorinë publike gjithësesi duhet ta sjellim, jo vetëm për Bashkimin Evropian, por për të pasur një sistem kredibil të ndjekjes së krimit.

Puna e dytë që duhet kryer është ratifikimi i protokollit për anëtarësim në NATO. Pas këtij ratifikimi kuvendi do të shpërbëhet dhe do fillojnë përgatitjet për zgjedhjet e 12 prillit. Ky ratifikim, edhe pse çështje tërëisht formale, është puna më e rëndësishme që Kuvendi i këtij shteti do ta ketë bërë gjatë viteve të fundit. Ëndra për t’u bërë pjesë e NATO-s po realizohet. Ajo që para disa vitesh dukej tërëisht e pabesueshme po ndodh para syve tanë. Ky është moment historik i cili duhet shijuar me tërë madhështinë e tij. Kjo është ndodhia që do të thotë siguri, miqësi me shtetet më të fuqishme në botë, investime, perspektivë, ardhmëri. Ky është momenti kur një shtet si SHBA në krye të aleancës më të fuqishme ushtarake në botë garanton sigurinë e një shteti të vogël si puna jonë. Ky është vërtet moment i rëndësishëm reflektimi.

Dhe ai reflektim vjen pikërisht në kohën e duhur. Nga një izolim dhjetvjeçar, përmes Marrëveshjes së Prespës, Zaev si kryeministër i këtij shteti arriti të ulet vetëm para disa muajsh në Londër në tavolinë krah për krah me liderët më të rëndësishëm botërorë. Zaev u ul në atë tavolinë me plot meritë, sepse ishte pikërisht ai që tregoi guximin e një burrështetasi që vendosi ta përfundojë një kontest të pakuptimtë tridekadësh i cili na mbajti për aq gjatë larg të gjitha mundësive për çfarëdo lloj perspektive. Ne dhe të gjitha gjeneratat pas nesh të cilat do të kenë mundësinë të jetojnë në një ralitet më të mirë do të jemi gjithmonë mirënjohës për atë që na e solli këtë moment historik, për atë që nuk bëri kalkulime politike shkurtpamëse si paraardhësit e tij, për atë që mori mbi vehte rrezikun që ta bëjë të mundur atë ndryshim esencial.

A thua vallë do të harrohet aq lehtë ai moment historik? A thua vallë do të harrohet realiteti në të cilin jetuam për 10 vite me rradhë në të kaluarën jo aq të largët? E shoh lehtësinë me të cilën VMRO e pareformuar me Mickovskin në krye thërret në mobilizim dhe kërkon të fitojë pushtetin. Premton tërheqje nga Marrëveshja e Prespës, nga ajo marrëveshje e cila na i hapi rrugët dhe perspektivat pderëndimore, ai premton se do të tërhiqet, sikur një gjë e tillë të ishte e mundur! Ai premton drjetësi për të gjithë, ai, që ende i përgjigjet kryetarit të tij në hije, të arratisurit nga drejtësia. Dhe ka të tillë që besojnë në ato që ai flet. Ka edhe të tillë të zhgënjyer që mund të mendojnë për një ndryshim të tillë sado regrsiv qoftë ai. Me ata shovenë që mendojnë se mund të kthehen para Marrëveshjes së Prespës nuk mendoj të merrem fare. Të tillë ka pasur dhe do të ketë gjithmonë. Por ata të zhgënjyerit nga fakti se drejtësia nuk është realizuar sa duhet do kisha dashur t’i pyes: si mendoni, në cilat rrethana ka më shumë gjasa që kriminelët të bartin përgjegjësi, në ato rrethana kur një person i fuqishëm si ish prokurorja speciale përfundon në paraburgim apo në ato rrethana kur sundonte VMRO dhe kur të akuzuarit faleshin me “amnesti” presidenciale. A mund të ketë njeri me logjikë të shëndoshë që beson se Mickovski do të sjellë drejtësi në këtë vend? Kriminelët e VMRO-së nuk bartin përgjegjësi kur e njëjta është në opozitë, e ku më kur kjo parti është në pushtet.

Para nesh është një periudhë e re turbulente. Do të kemi mundësinë sërish të zgjedhim mes opsioneve të ndryshme. Ndryshimi në çdo cikël zgjedhor është gjithnjë i mirëseardhur përveç se atëherë kur ndryshimi do të thotë regres dhe kthim prapa në periudha të errëta të izolimit.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button