Arsllani ka gjetur rreth tridhjetë lëndë të vjetra në kabinetin e Vangellovskit

Në momentin e pranim – dorëzimit të funksionit në kabinetin e ish-Presidentit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, u gjetën rreth tridhjetë lëndë të vjetra me vendime të marra, një pjesë e të cilave ishin të nënshkruara nga gjyqtarët, e një pjesë jo. Këtë situatë e paraqita në Departamentin penal, e më pas në Këshillin penal dhe e shqyrtuam secilin rast veç e veç dhe morëm vendime të duhura për atë se çka të bëhet me ato lëndë, sepal ato nuk mund të verifikoheshin duke qenë se kishte kaluar shumë kohë, sqaroi sot u.d. Kryetar i Gjykatës Supreme Faik Arsllani. Në lidhje me këtë, javën e kaluar Portalb.mk publikoi një tekst me titullin “Në Gjykatën Supreme janë fshehur lëndë gjyqësore nga dy vjet”, transmeton Portalb.mk.

“Së pari në Departamentin penal e më pas edhe në Këshillin penal, morëm vendim që të gjitha çështjet të referohen serish dhe ashtu u bë. Dhashë urdhëresë, duke pasur parasysh që bëhej fjalë për lëndë më të vjetra, të ndalen referimet e lëndëve të reja nga viti 2019 dhe të përfundohen të gjitha lëndët nga viti 2018 dhe më të vjetra. Deri më sot, të gjitha rastet e tilla janë ri-referuar, janë marrë vendime dhe 98 përqind nga ato lëndë përpunuar dhe ekspedituar. Ndër këto lëndë ishte edhe lëndë në bazë të ankesës për të cilën gjatë referimit të përsëritur kemi konstatuar se ka ndodhur vjetrim absolut dhe lënda ka përfunduar kështu. Këshilli gjyqësor është njoftuar me shkrim për këtë situatë”, tha Arsllani.

Nuk kam asnjë dyshim, tha ai, situatën që e takova e paraqita në Departamentin penal dhe Këshillin penal siç kërkohet me rregullore dhe Kodin e procedurës penale, e më pas si u.d. kryetar isha i detyruar të raportoj para Këshillit gjyqësor për gjendjen e konstatuar, prandaj edhe veprova ashtu.

“Këshilli Gjyqësor është kompetent për të vlerësuar dhe nëse konsideron se ka ndonjë lëshim dhe eventualisht të ndërmerr ndonjë veprim. Nuk bëhet fjalë për lëndë të paraburgimit, por janë lëndë që janë gjetur në fazën e punës së përfunduar kryesore “, ka saktësuar Arsllani.

Gjykata Supreme, Jovo Vangellovski
Gjykata Supreme, Jovo Vangellovski, foto e edituar nga Portalb.mk

Sa i përket vendimit të Gjykatës Supreme për ankesën e ish-Presidentit të Gjykatës, Jovo Vangellovski, u.d. kryetar Arsllani tha se me short ishin përzgjedhur dy këshilla të apelit në Gjykatën Supreme dhe se kjo lëndë tashmë ishte marrë për punë.

“Po punohet në studimin e lëndës dhe besoj se së shpejti, këshillat e apelit do të konvokojnë mbledhin një seancë dhe do të marrin një vendim. Unë pres që kjo të ndodhë në dy-tre javët e ardhshme, “tha Arsllani.

Për ankesën e ish-ministres për punë të brendshme Gordana Jankulloska ai tha që nuk ishte i sigurt se kur do të vendos Këshilli penal, pasi nuk di se kur ajo lëndë do të vijë në rend dite.

“Kam urdhëruar ndalesë për zgjidhje të lëndëve të vitit 2019 derisa të përfundojmë me lëndët që u gjetën gjatë pranim-dorëzimit të funksionit Kryetar i Gjykatës Supreme. Tashme i kemi përfunduar ato lëndë dhe radhën e kanë lëndët e vitit 2019 janë në rregull, ndër të cilat është edhe kërkesa për anulim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit në formë të prerë për Jankulloskën. Besoj që kjo lëndë shumë shpejt do të jetë në rend të ditës. Nuk përjashtoj që kjo të ndodhë deri në fund të javës”, tha Arsllani.

Ai theksoi se nuk ishte problem që një nga anëtarët e Këshillit penal tashmë kishte marrë pjesë në atë procedurë, pasi ai kishte zëvendës dhe shtoi se kjo ishte rregulluar me orarin vjetor të punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button