“Reket”, të hënën për herë të tretë do të tentojë të dëshmojë prokurorja Stefanova

Nëse deri të hënën avokatët e Katica Janevës nuk shërohen, gjykata do t’i caktojë avokat në rrugë zyrtare. Gjykimi për rastin “Reket” edhe sot është shtyrë. Ish shefja e PSP-së në bankën e të akuzuarve mbeti e vetme. Avokatët Irena Frçkovska dhe Deljo Kadiev, nuk u paraqitën, janë të sëmurë, njofton Alsat M.

Megjithatë, gjykata konstatoi se dokumentacioni mjekësor i dorëzuar nga ana e mbrojtjes nuk është bindës se shëndeti i tyre është aq i rëndë sa të mos mund të vijnë në gjykim. Pasi seanca u shty, reagoi Boki 13. Përsëri apeloi se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa ishte në paraburgim, 55 herë ishte në spital. Gjykatësit iu drejtua – ju lutem mos luani me jetën time.

Kjo është shtyrja e dytë për një javë e procesit gjyqësor për “Reketin” për shkak të sëmundjes së avokatëve të Janevës. Të hënën do të jetë përpjekja e tretë e prokurores Lile Stefanova për të dëshmuar për rastin dhe mënyrën se si u zhvillua rasti “Perandoria” kundër Orce Kamçevit.

Stefanova në gusht  të vitit të kaluar thuajse 5 orë është marrë në pyetje nga shefja e Prokurorisë së Shkupit, Villma Ruskoska dhe ka treguar gjithçka që di lidhur me lëndët “Perandoria” dhe “Reket”.

Stefanova u përmend në bisedat e publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, në të cilat dëgjohet duke thënë Janeva se e ka nën kontroll Lile Stefanovën, e cila asokohe ishte prokurore në lëndën “Perandoria”.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button