Kinë, gjarpërinjtë mund të jenë burimi i Koronavirusit që mori jetën e 17 personave

Gjarpërinjtë e llojit “Tempulli Kinez” dhe “Kobra Kineze” mund të jenë burimi kryesor i Koronavirusit të sapo përhapur që ka shkaktuar sëmundje vdekjeprurëse infektive të frymëmarrjes në Kinë, shkruan Cnn.com , transmeton Portalb.mk.

Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi është në rritje në qytetin kinez Wuhan, ndërsa autoritetet imponuan ndalesën të transportit dhe e vendosën vendin në karantinë.

Sëmundja u raportua për herë të parë në fund të dhjetorit 2019 në Wuhan, qytetin e Kinës qendrore, dhe po përhapet me shpejtësi. Që atëherë, udhëtarët e sëmurë të Wuhan kanë infektuar njerëz në Kinë dhe vende të tjera, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara.

Duke përdorur mostra të virusit të izoluar nga pacientët, shkencëtarët kinezë kanë përcaktuar kodin gjenetik të virusit dhe kanë përdorur mikroskopë për ta fotografuar atë.

Koronavirusi transmetohet përmes ajrit dhe kryesisht infekton traktin e sipërm respirator dhe gastrointestinal të gjitarëve dhe zogjve. Koronavirusi i ri 2019-KOV shkakton simptoma të ngjashme me viruset SARS-COV dhe Mers-COV.

Fatkeqësisht, nuk ka vaksinë të aprovuar ose trajtim antiviral të disponueshëm për infeksionin e koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button