Studimi: Stresi mund t’ju ‘dhurojë’ më shumë kalori se dy hamburgerë

Paratë, puna dhe përgjegjësitë e familjes janë 3 arsyet kryesore pse gratë ndihen të stresuara. Një studim zbuloi se ky stres mund të jetë edhe më shqetësues sesa duket, pasi jo vetëm që mund të prekë mendjen e njerëzve, por edhe shëndetin e tyre fizik, shkruan Class.

Bright Side na shpjegon pse stresi mund t’ju shëndoshë më shumë se konsumimi i dy hamburgerëve.

.

Si ndikon stresi në rritjen e numrit të kalorive

Një grup ekspertësh nga Universiteti Yale studiuan lidhjen mes ngjarjeve stresuese dhe ndryshimeve në peshë tek njerëzit dhe zbuluan se marrëdhënia nuk ishte aq pozitive. Stresi dhe ankthi jo vetëm që dëmtojnë trupin e njeriut, ata gjithashtu e inkurajojnë atë që të fitojë peshë në mënyrë të pakontrollueshme.

Roli i hormoneve

Ky studim zbuloi se episodet e stresit shkaktojnë një rritje të niveleve të kortizolit. Kjo tepricë e kortizolit, e vendosur në zonat e ruajtjes së gjakut dhe ato të dhjamit, përkthehet në gjenerimin e rreth 300 kalorive, që është afërsisht i njëjti numër që kanë dy hamburgera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button