Policia gjermane ndalon veprimtarinë e një grupi neo-nazist

Gjermania i ka ndaluar veprimtarinë grupit neo-nazit, Combat 18 dhe ka nisur bastisje në gjithë shtetin në tentim të shkatërrimit të organizatës, kanë thënë zyrtarët.

“Ekstremistët e krahut të djathtë dhe anti-semitizmi nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, ka thënë Ministria e Brendshme gjermane, transmeton REL.

Combat 18 e ka marrë emrin nga inicialet e emrit të Adolf Hitletit, duke iu referuar shkronjës së parë dhe të tetë.

Ky grup është themeluar në Mbretërinë e Bashkuar më 1990 dhe më pas është shpërndarë në vendet tjera.

Më shumë se 200 zyrtarë policorë kanë kërkuar të enjten në një varg pronash që janë në pronësi të anëtarëve të këtij grupi në gjashtë qytete gjermane, ka thënë ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.

Sipas ministrisë, vendimi është marrë pas vrasjes së një politikanit pro-migrimit, Watler Lubcke në qershor të vitit të kaluar, dhe pas sulmeve të përgjakshme në një sinagogë në qytetin lindor Halle.

Përgjatë bastisjeve, që kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes janë konfiskuar telefona mobilë, laptopë, veshje, dhe materiale për propagadë, është thënë në deklaratën e ministrisë.

Grupet neo-naziste veçse janë ndaluar në disa shtete evropiane.

Në shkurt të vitit të kaluar, presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se qeveria e tij do të shkatërrojë grupet e së djathtës ekstreme, të cilat sipas tij kanë promovuar diskriminin.

Ky vendim në Gjermani është marrë në kohën kur po shënohet 75-vjetori i çlirimit të kampit të Aushvicit, i cili ishte drejtuar nga nazistët në Poloni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button