Pretendohet se SHBA do të vendos sistemin Patriot në Irak

Pretendohet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas sulmit të Iranit, për të mbrojtur bazat e saj ushtarake në Irak shqyrton vendosjen e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas Fox News-it amerikan, një zyrtar i Pentagonit tha se e shohin me gjasa të vogla një sulm të ri raketor të Iranit.

Zyrtari, megjithatë, në kuadër të mbrojtjes së bazave në Siri tha se është mundësi e madhe vendosja e sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot.

Më tej thuhet se SHBA posedon sistemin Patriot për mbrojtjen e bazave ushtarake në Arabinë Saudite, Kuvajt, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar.

– Reagim nga Iraku

Ndërkohë Kerim Allavi, deputeti i Aleanca Fatah, nën udhëheqjen e Komandantit të Brigadave Badr të afërta me Iranin, në deklaratën për mediat lokale, rikujtoi vendimin e Parlamentit irakian të 5 janarit që i dha fund pranisë së ushtarëve amerikanë.

Allavi tha se përforcimi i bazave ose vendosja e sistemit të mbrojtjes ajrore nga ana e Pentagonit është shkelje e sovranitetit të Irakut.

Tensionet në rajon tashmë të rritura midis SHBA-së dhe Iranit u përshkallëzuan në nivel të lartë pasi gjenerali iranian, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan në Bagdad më 3 janar.

Në kundërpërgjigje të vrasjes së Soleimanit, komandantit të forcës elitare Kuds të Gardës Revolucionare, Irani më 8 janar lëshoi dhjetëra raketa balistike ndaj bazave në Irak ku janë të vendosura trupat amerikane.

– Bazat ushtarake të SHBA-ve në Irak

SHBA, në mars të vitit 2003 e okupoi Irakun për ta rrëzuar regjimin e Saddam Huseinit, ndërsa sot ka 9 baza ushtarake në këtë vend.

SHBA në dhjetor të vitit 2011 i tërhoqi të gjithë ushtarët nga Iraku, por me shfaqjen e organizatës terroriste DEASH dhe ftesën e qeverisë irakiane sërish dërgoi ushtarë në vitin 2014.

Sipas shifrave zyrtare të Washingtonit, në Irak gjenden gjithsej 5.200 ushtarë amerikanë. Pjesa më e madhe e ushtarëve gjenden në bazën Ayn al-Asad që Irani e shënjestroi.

Bazat tjerë janë Habbaniye, baza ushtarake Victory në aeroportin ndërkombëtar në kryeqytet, në rajonin Taji, në provincën Salahaddin baza ajrore Balad, në Mosul baza Kayarra, në Arbil baza Harir si dhe në aeroportin ndërkombëtar të Arbilit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button