Hamburgeri i parë në hapësirë (VIDEO)

Pesë studentë nga Universiteti i Harvardit e kanë dërguar një hamburger të shijshëm në hapësirë, në lartësi prej 30.000 metra mbi tokë.

E gjithë ngjarja është xhiruar, ndërsa videoja me titull “Operation Skyfall: First Hamburger In Space” (Operacioni ‘Skyfall’: Hamburgeri i parë në hapësirë) është publikuar në YouTube.

Pas arritjes në lartësinë prej 30.000 metrash, balona e mbushur me helium është shpërthyer dhe e ka kthyer hamburgerin në tokë, i cili është gjetur (përmes GPS) në një dru në afërsi të Bostonit. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button