Kinë, u ndërpre transporti publik në qytetin ku filloi epidemia e koronavirusit

Ministria kineze e Transportit ndërpret të gjithë transportin publik në qytetin Wuhan ku është shfaqur epidemia e koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në paralajmërimin emergjent të lëshuar nga ministria, thuhet se vendimi përfshin të gjitha udhëtimet e autobusëve dhe anijeve të planifikuara në Wuhan dhe qytetarëve u është kërkuar që të mos largohen nga qyteti nëse “nuk kanë arsye të veçanta”.

Ndërkohë theksohet se do të ndryshohen edhe destinacionet e mjeteve të transportit publik që kalojnë tranzit nga qyteti.

– Epidemia e Koronavirusit

Në Kinë gjithsej 571 persona janë infektuar me koronavirusin (2019-nCoV) i cili ka ngjashmëri me sindromin e frymëmarrjes akute (SARS), ndërsa si pasojë kanë humbur jetën 17 persona.

Që nga dita e djeshme virusi është zbuluar tek një person për secilin në Rajonin Special Administrativ Hong Kong dhe se Rajonin Special Administrativ Macau, në SHBA, Japoni dhe Korenë e Jugut si dhe tek tre persona në Tajlandë.

Po ashtu dje në Whuan u mbyllën për udhëtarët, aeroporti dhe stacionet e trenit si dhe u pezullua transporti publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button