Lazarevski: Koncensionari i “Drisllës” ishte i detyruar të investonte 70 milionë euro, por na la me grumbuj mbeturinash

Deponia e Drisllës do të drejtohet përsëri nga Qyteti i Shkupit, që do të thotë se qytetarët janë përsëri pronarë të deponisë së qytetit, tha sot në konferencë për shtyp, Vasko Lazarevski, këshilltar në Këshillin e Qytetit të Shkupit nga partia LSDM. Ai tha se pas nëntë viteve të veprimit të dyshimtë dhe mosrespektimit të marrëveshjes për investim dhe modernizim nga koncesioneri italian, Qyteti i Shkupit, përmes procedurës ligjore, e ktheu “Drislla”-n nën juridiksionin e tij, transmeton Portalb.mk.

“Deri në vitin 2019, koncesionari ishte i detyruar të investojë 70 milion euro në rindërtimin dhe rinovimin e deponisë, si dhe në rritjen e kapacitetit të saj. Por përkundrazi, ne qytetarët mbetëm me të njëjtat grumbuj mbeturinash dhe me frikën për shëndetin tonë nga trajtimi i papërshtatshëm i mbeturinave ”,tha Lazarevski.

Ai thotë se marrëveshja për koncesion u nënshkrua nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski.

“Ndërmarrja italiane FCL Ambiente ishte gjithashtu e detyruar të ndërtojë një ndërtesë të re administrative dhe në fund të prodhojë energji elektrike nga plehrat. Por asgjë nuk është bërë, gjë që konfirmon vetëm se çfarë investuesish ka sjellë VMRO DPMNE në vend dhe si ata rrezikuan mjedisin dhe shëndetin e njeriut.” tha ai.

“Së pari ata përzgjodhën një kompani me një tender jashtëzakonisht të dyshimtë, dhe më pas lejuan që koncesionari të menaxhonte pa e ndjekur askush dhe duke i’u përgjigjur një kompanie Italiane e cila nuk arriti të bëjë asgjë”- tha Lazarovski.

LEXO: RMV ka importuar mbi shtatë milionë tonelata mbeturina nga Bullgaria, kurse 250.000 tonelata nga Emiratet Arabe

LEXO më shumë për problemin ne deponinë “Drislla”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button